Në rrugën e delirit/Presidenti dështoi të sillej si garant i Kushtetutës. Ne jemi shumica e ndriçuar

Postuar në 27 Korrik, 2019 14:06

Sot Komisioni Qendror ka miratuar tabelën përfundimtare të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetari i vetshpallur i këtij komisioni, Denar Bib aka mbajtur një fjalë përmes së cilës në vend se t’i përgjigjet detyrës së vet si një teknicien ka vendosur të shpalosë gjykimin e vet mbi procesin zgjedhor dhe institucionet e përfshira në të. 

Shumica e ndriçuar në KQZ, me vetëdije zgjodhi rrugën e vështirë e të pashkelur të qëndresës përballë paligjshmërisë

është shprehur Biba. 

KQZ-ja është një organ që zbatoj Kodin Zgjedhor dhe asgjë më shumë. Vendimet e tij u trajtuan në Kolegjin Zgjedhor dhe morën përgjigje aprovuese dhe refuzuese, por z. Biba i pëlqen të ripërsërisë versionin e Partisë Socialiste të cilës i detyrohet për ekzistencën e vet publike. Ndoshta paragrafi më i ekzagjeruar, delirant i këtij njeriu të kapur në shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është vlerësimi prej tij i figurës së Presidentit të Republikës.

Viti 2019, nga aspekti politik, përbën një periudhë e cila më vonë, kur mendjet e turbullta dhe egot për pushtet të qetësohen, shpresoj se do të identifikohet si koha kur marrëveshja e madhe, Kushtetuta, prevaloi ndaj marrëveshjeve të vogla apo pazareve individuale të politikanëve që synuan t’i mbivendosen…Për fat të keq, si rrallë ndonjëherë, këtë radhë edhe Presidenti i Republikës dështoi të sillej si Kreu i Shtetit dhe garant i Kushtetutës duke u sjellë si dado i politikës dhe garant i interesave të saj e jo të shtetit

tha Biba. 
Nuk është kurrë vonë që zyrtarë si ky Biba të dakin nga rruga e delirit, pasi nuk do ketë përherë miq, e shokë që të ndihmojnë. Në fillim duhet mendja në kokë dhe është problem i madh po nuk u kuptua kjo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.