berisha
Ninulla e fundit e intelektualëve/Rama është ndryshe nga Berisha
Një nga gjërat që do ta kisha pritur nga Rama për risitë që solli në qeverisje ishte që t’i kthehej kushtetutës dhe t’i kthehej duke pranuar gabimin, ashtu si ka bërë një lider tjetër i Partisë Socialiste. Ne jemi në një depresion politik dhe nuhas gjëra të këqija dhe të rënda
Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme. FBI-ja amerikane u përdor në Tiranë në mënyrë poshtëruese
Sali Berisha, në cilëndo cilësi të mundshme brenda suazës së politikanit, ka kërkuar sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministri Edi Rama. Nisur nga skandali i fundit që përfshin një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane dhe në përgjimet e të cilit përfshihet edhe emri i z. Rama, Berisha, në emër të Partisë Demokratike, e ka cilësuar dorëheqjen si opsion të panegociueshëm.
Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër
Tau-Land Justice për 21 janarin
Ka nisur këto 48 orë një zhurmë e madhe për drejtësinë mbi 21 janarin. Disa audiopërgjime fantazmagorike kanë dalë në skenë dhe në Partinë e Tau-Land Justice janë cilësuar menjëherë si provë për të pasuruar një padi të re kundër Sali Berishës. Sigurisht që Berisha ka mundësinë të bëjë padinë që nuk bëri ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit për thirrje publike për përmbysje të rendit kushtetues, organizim të protestës së dhunshme duke na dhënë një rast të gjithëve ta kuptojmë sesa seriozisht e kishte edhe tezën e puçit që po organizohej.
Një saktësim: Berishën e goditën, Ramën e rrahën
Disa njerëz të njohur të medias, pasi u bënë të njohur si gazetarë, shkruajnë sot për incidentin e protestës së opozitës, po flasin për “rrahjen e Berishës”. Ndoshta janë titujt e gazetave prestigjoze si “Tema” që po i bëjnë transfuzion raportimit me termin "rrahje". Kur në fakt është vetëm një goditje.
Rrahja është goditje e përsëritur, në rrethanat e një ndeshjeje apo pusie prej dikujt apo disave me synim neutralizimin fizik apo lëndimin. P.sh agresorin e Berishës e rrahën duke e goditur disa herë.
Qëllohet Sali Berisha në protestë(video)
Një qytetar ka qëlluar me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së sotme në bulevard. Në foto personi që sulmoi:
Ta gëzosh Europën dhe Durrësin që vjen pas!
Jemi në qendër të vëmendjes për një ditë të tërë. Të mbarë Europës. Do marrim mbështetje financiare. Po ky vit po mbyllet shumë bukur, sepse nisi bukur me finalen e UEFA-s. Po Shqipëria ka patur sukses spektakolar në turizëm, more po punët shkojnë shumë mirë. Shkëlqyer. Nuk kemi qenë më mirë se kaq ndonjëherë, por ka një problem. Kjo kometë që fluturon lart e më lart, ka një bisht që i rëndon.
Pse duhet t’ua japë serbëve?
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë një rrugëdalje kryeministrit aktual, Edi Rama, lidhur me (draft)aferën e portit të Durrësit. Kur themi rrugëdalje, e kemi fjalën për propagandën.
Zoti Berisha e ka lidhur këtë çështje me dy vëllezër biznesmenë serbë, Kariç, që janë nën sanksione sepse bënë biznes me Lukashnkon e Bjellorusisë. Çdo gjë bën vaki, por akuza të tilla duhen provuar pasi ato nuk hyjnë në kategorinë e informacioneve që vijnë nga qytetar dixhital. Nëse vijnë në rrugë dixhitale, atëherë ka dyshime të forta për synimet e tyre.
Gazetaria radioaktive e pushtetit
Shqiptarja.com publikon sot, ose dje(çfarë rëndësie ka tashmë?) një shkrim të njohur, por që është edhe një shkrim i ri. Shkrimi është i njohur sepse flet për pasurinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, familjarëve të tyre. Është i ri sepse tekstualisht ka marrë ekzistencë këto orë. Konteksti dihet: këta bëjnë protestë për varfërinë, por vetë janë të krimbur në lekë. Dakord, e dimë. Është e vërtetë një gjë e tillë.
Pro Aleancës së Qelbur për ta hequr
Kryeministri Edi Rama i ka bërë qokën Sokol Ballës sot kur sapo hapi emisionin e tij “Real Story” në Report Tv, ka mësyrë si mysafiri i parë. Përtej këtij fakti patjetër rastësor, meriton vëmendje një pjesë nga ajo që tha z. Rama:
Lajme bashkimi, analiza përçarjeje
Deri më dje lexonim se Meta dhe Berisha kanë një konflikt mes tyre, se Berisha e injoroi, madje sabotoi protestën e kreut të PL-së në Sharrë. Madje madje, Meta po izolonte Berishën ca kohë.
Sot, teza ka ndryshuar, sot opozita u bashkua por na u përça Partia Demokratike. Sipas analistëve të PS-së Sali Berisha braktisi Enkelejd Alibeajn dhe Agron Gjekmarkajn për Petrit Vasilin. Këtë të fundit e dimë si hyri në politikë, edhe në Parlament. Gjekmarkajn jo, edhe pse ky i fundit ka ndërruar qëndrime sa herë. Pra Berisha mori në qafë PD-në sapo u bashkua me Metën.