Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme. FBI-ja amerikane u përdor në Tiranë në mënyrë poshtëruese
Sali Berisha, në cilëndo cilësi të mundshme brenda suazës së politikanit, ka kërkuar sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministri Edi Rama. Nisur nga skandali i fundit që përfshin një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane dhe në përgjimet e të cilit përfshihet edhe emri i z. Rama, Berisha, në emër të Partisë Demokratike, e ka cilësuar dorëheqjen si opsion të panegociueshëm.
Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër
tha Berisha që e quajti Ramën një kalbësirë, monstër, demon të pushtetit.
Berisha ka deklaruar se Rama angazhoi shërbimet sekrete ruse kundër PD-së duke përdorur petkun e FBI-së, një akuzë që është shumë e rëndë për amerikanët, që po marketohen tashmë si të keqpërdorurit e mëdhenj në Tiranë, për llogari politike që janë shumë larg konsideratave të një shteti kaq të rëndësishëm si SHBA.
Një dramë e tmerrshme e sigurisë që zhvillohet sa në Tiranë aq edhe në SHBA
shtoi Berisha.
Comments
Pse sthua qe Ramen e paskena
Pse sthua qe Ramen e paskena njish. Paska tall menderen edhe me Ameriken.
E ashtu. Po ky eshte talent
E ashtu. Po ky eshte talent qe duhet tia kursesh vetes.
Do behen goricat kete vit o
Do behen goricat kete vit o ari? - e pyeten gjitarin.
Do behen patjeter, do behen o zoterrri, po dhe po, e di uuuuunee ate, po. Por mbi te gjitha se me haen mua! - tha me pomozitet ariu
Rama, e ka ngrene tekun me kete FBI-stin shetites, por kjo nuk e hedh nga pushteti. Ka pranuar ta vajisi, se ate di me mire te beje, por dhe kjo nuk e hedh nga pushteti. Bërrisha duhet ta dije mire se cfare te hedh nga pushteti se eshte rrezuar dy here per gjera te ngjashme.
Add new comment