bashkia
Bashkia dhe qeveria në rolin e "Maliqit", rrëzohen për Kopshtin Botanik
Përplasja e parë në Gjykatën Administrative për çështjen e Kopshtit Botanik i dha të drejtë Universitetit të Tiranës që pretendon se VKM-ja e qeverisë që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit
Avokatura e Shtetit dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.
Urdhëri i Veliajt/Dosja për teatrin të mbyllet në 18 Tetor, oferta e vetme nga kompania “Fusha”
Paralelisht me kryebashkiakun e natës, Erion Veliaj ka rikthyer në vëmendje të Bashkisë së Tiranës edhe çështjen e lënë pezull të Teatrit Kombëtar, ku prej muajsh qëndrojnë në protestë artistët që janë kundër shembjes së godinës.
Në Tiranë ngrihet memoriali për të vrarët e grushtit të shtetit në Turqi
Në Tiranë është ngritur së fundmi një memorial për viktimat e atij që quhet si grusht i shtetit i 15 korrikut 2016 në Turqi. Lajmi është shmangur nga Bashkia e Tiranës e cila është përfaqësuar aty me zv.kryetarin Arbian Mazniku, krushku shumëpëdrorimësh i adeteve ku nuk duhet nxjerrë fytyra, dhe është dhënë në fakt nga ambasada turke në Tiranë.
Videolajm/Inspektorët e tallashit dalin në terren
Një ditë pas konstituimit të këshillit Bashkiak të Tiranës, mediave dhe publikut u serviret “teatri” i radhës, ku vartës të Veliajt inspektojnë zonën pas teatrit dhe flasin për cilësinë e tallashit. Nuk kishte asnjë dilemë se administrata e re Bashkisë ku PS ka shumicën absolute nuk do përdorej në funksion të propagandës së zotit Veliaj.
Gestapoja elektorale e Erion Veliajt. Rrëfim i një punonjëseje të Bashkisë Tiranë
Jam punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe dua të tregoj me përpikmëri se çfarë ndodh në këtë ‘’fushatë’’ që do dhe disa orë për të mbaruar me kërkesën e fundit dhe me spektakolaren (të padëgjuar prej 30 vitesh) që duhet të votojmë në rresht si dele në 30 Qershor!
3% e pallateve për banesa sociale, ndërtuesit: Do ankohemi në Kushtetuese
Shoqata e Ndërtuesve e kundërshton ligjin, i cili i detyron që duke filluar nga viti i ardhshëm, 3% të apartamenteve të ndërtesave të reja t’i jepen bashkisë si fond për banesa sociale. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, deklaroi se shumë shpejt do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Shih e shkruaj/Bashkia që Do z. Veliaj krijon vend mbetjesh pranë varrezave
Në periferi të varrezave të Tufinës është krijuar një vendgrumbullim mbeturinash, të cilat më pas digjen dhe groposen. Pas vëzhgimit nga TemA TV, edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi punonjësit e Bashkisë nxituan që të mblidhnin plehrat dhe t'i transportonin për në një vend tjetër.
Identikiti i Dyshit, jo Pasardhësit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë sot dy intervista; të parën për një intervistuese me emrin Fjorda Llukmani, të dytën për emisionin “Top-Story”. Nuk po merremi me anën politike të deklaratave të z. Veliaj, pasi kryebashkiaku është aq inert dhe monoton në qëndrimet publike saqë do ja kishte zili edhe ndonjë veteran që një e dy bën me shokët muhabetin e Luftës.
Video/Biznesmeni Kelmendi: Bashkia e z. Veliaj tentoi të më merrte pronën pasi pagova 1.6 milionë euro
Biznesmeni nga Kosova Ramiz Kelemendi ka sqaruar përmes një interviste për syri.net, versionin e tij për situatën e krijuar me një pronë në Tiranë për të cilën ai ka përplasje me Bashkië e Tiranës. Z. Kelmendi ka deklaruar se pasi ka investuar 1.6 mln euro për të gjitah procedurave që kanë vazhduar për tre vjet dhe pasi është garantuar se në atë pronë nuk ka asnjë kundërshti, i është kërkuar që ai ta falë atë për Bashkinë. Kelmendi madje ka deklaruar se këtë gjë ia ka kërkuar vetë kryebashkiaku i Tiranës. Më poshtë intervista video:
Qeverisja e Tiranës, çështje morali. Nga 1 Marsi hiqen stripclub-et
Nga 1 Marsi në Tiranë nuk do të lejohen aktivitetet e klubeve të njohura si stripclub. Me propozim të Erion Veliajt Këshilli Bashkiak vendosi që këto aktivitete të zhvendosen në periferi apo zona të caktuara siç do të bëhet edhe me pikat e basteve.
Po ashtu për këto aktivitete licencën do ta japë bashkia e Tiranës.