bashkia
Erion, më bëj edhe mua që të hipi në autobus!
Dy ditë pas lajmit se Erion Veliaj kish shkuar në zyrën e tij në Bashki me autobus, në një të përditshme të Tiranës ishte publikuar një foto, ku dukej Jeremy Corbyn, politikani britanik që është futur në garë për të marrë kreun e Partisë Laburiste e që, me ç’tregojnë bathët, ka për ta marrë (me që ra fjala, shtypi i Tiranës, i motivuar në mënyrën më parokiale të mundshme, nuk e ka parë të udhës ta thotë qoftë dhe gjysmë fjale për këtë ngjarje në një kohë që ky kandidim, për arsye që meritojnë vëmendje, ka provokuar një debat të madh në Britaninë e Madhe; me të njëjtën logjikë parokiale, ësh
Veliaj "tradhton" udhëtimin me urban: "Basha e ka lënë në zero arkën e bashkisë'!
Burg thotë qeveria, burg thotë edhe bashkia
Erjon Veliaj ka nisur punën. Siç kishte deklaruar më herët, Tirana nuk pret dhe ka nevojë për angazhim. Si punë ndër të parat ka zgjedhur inspektimin e monumentit të Pavarësisë, që është dëmtuar nga grabitës të metalit. Dhe me këtë rast, kryetari i bashkisë ka paralajmëruar aksionin e radhës, atë kundër vandalizimit të qytetit. “Paralajmërimi që bëjmë sot është që do procedohet penalisht, kush guxon që të urinojë poshtë urës apo dëmton veprat e artit të qytetit, kush dëmton pronën e përbashkët dhe pronën e bashkisë do shkojë në burg”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.