banka e shqiperise

Pse zhvlerësimi i euros nuk lidhet me turizmin? (Video)

Postuar në 13 Maj, 2018 18:49

Afrimi i sezonit turistik veror ka identifikuar një numër të lartë prenotimesh për hotelet, të cilin Banka e Shqipërisë e ka shtuar te faktorët për zhvlerësimin e euros. Por, për kreun e shoqatës së Tur-Operatorëve, Kliton Gërxhani ky argument i Bankës nuk qendron, pasi përpos faktit që ka një rritje progresive të pretonotimeve, numri dhe vlera e parapagimeve është e papërfillshme.  Ai tha për Tema Tv se asesi Banka nuk mund të dalë me një arsyetim të tillë për zhvlerësimin e euros në këto nivele.

A janë transparente raportet e Bankës së Shqipërisë?

Postuar në 21 Prill, 2018 12:49

Viti 2018 duket se ka nisur me shumë punë për Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit. Në faqen online të këtij komisioneri, e cila në katër ditë të javës nga shtatë të tilla është jofunksionale, janë publikuar 17 vendime marrë për ankesa të ndryshme ndaj institucioneve publike. Mes tyre figurojnë Ministria e Energjetikës, Bashkia Tiranë, Avokatura e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, DSIK etj..

Ekskluzive/Sejko sqaron sesi do të mposhtet Euro në Shqipëri

Postuar në 08 Shkurt, 2018 15:38

Pas lajmit se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një paketë masash rregullesue për të frenuar rolin dhe ndikimin e euros në tranfertat e brendshme, ne zhvilluam një intervistë me Guvernatorin Gent Sejko që dha sqarimet e mëposhtme:

Z. Sejko, ju i shpallët luftë euros. Mund të na sqaroni çfarë do të thotë kjo?

Po ua them me një fjalë që e dimë të gjithë: U bë euroja letër. Kjo nuk mund të vazhdojë. Flas nga përvoja personale gjithashtu.

Çfarë do ndodhë me ata që kanë euro të kursyera? Do u zhvlerësohet kapitali?

Guvernatori në lojën e qeverisë?

Postuar në 14 Nëntor, 2017 11:04

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka kërkuar sot nga bankat e dyta në Shqipëri që të vlerësojnë me objektivitet dhe të japin kredi për projekte që siç i quajti ai janë fisibël.

“Bilancet e bankave janë pastruar dhe gjendja e tyre është e shëndetshme. BSH kërkon që bankat të studiojnë kërkesat fisibël per kredi. Ka ardhur koha që kreditimi të zërë vendin që i takon në ekonomi”, tha Sejko gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri”.

Projekti/Individët nuk do marrin më pjesë në ankandet e bonove dhe obligacioneve

Postuar në 20 Shtator, 2017 09:44

Qeveria dhe Banka e Shqipërisë mendojnë të përjashtojnë individët nga e drejta për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit dhe obligacioneve shtetërore. Lajmi raportohet nga “shqiptarja.com” sipas të cilës për këtë çështje po punohet me një projekt konkret.

Lufta qesharake shqiptare ndaj monedhave virtuale - Estonia njofton Estcoin

Postuar në 23 Gusht, 2017 11:33

Para disa javësh në disa media mbiu një debat për monedhat dixhitale. Bitcoin u trajtua si një e keqe që duhet mbajtur larg, diçka e pasigurtë, e pakontrolluar dhe me pasoja pë rata që duan të përfshihen në transaksione përmes saj. Ndërkohë që e gjithë bota flet përherë e më shumë për Bitcoin dhe monedhat e kriptuara virtuale, për suksesin e tyre në tregun e sotëm dhe për faktin se ato janë të pashmangshme, në Shqipëri një institucion si Banka e Shqipërisë i bëri jehonë dhe e përforcoi këtë frikë duke dalë me një deklaratë që refreronte një raport të BE-së të vitit 2013.

Sekuestrohen dokumentet e tenderit për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"

Postuar në 15 Qershor, 2017 15:23

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e tenderit të zhvilluar për rikonstruksionin e ish-hotel “Dajtit”, tender i kryer nga Banka e Shqipërisë. Hetimi është nisur pas një padie të shoqatës së ndërtuesve, ndërkohë që siç raporton Vizion Plus, prokuroria po heton edhe për akin e blerjes së ish-hotelit nga Banka në shumën e 30 milionë eurove.

Banka e Shqipërisë jep versionin e saj për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"

Postuar në 14 Qershor, 2017 08:53

Banka e Shqipërisë ka dalë dje me një deklaratë të posaçme përmes së cilës jep versionin e saj pëër rikonstruksionin e hotel “Dajti”. Rikonstruksion që sipas saj do të kushtojë 16 milionë euro, në sajë të rivlerësimeve që iu bënë shifrës fillestare prej 18 milionë eurosh.

Trashet "zullumi" i Sejkos me rikonstruksionin e Hotel Dajtit

Postuar në 12 Qershor, 2017 18:37

Banka e Shqipërisë vazhdon të heshtë lidhur me procedurën që ka ndjekur ndaj kompanisë që i ka dhënë ndërtimin e ish-Hotel Dajtit pas një tenderi me vlerë 18 mln euro. Edhe Shoqata e Ndërtuesve është shprehur se ky tender është zhvilluar në mungesë të plotë transparence. 
Drejtues të saj sqaruan se, në procese të ngjashme, entet publike konsultohen me shoqatën dhe ajo i ve në dispozicion një listë me kompani, të cilat kanë aftësi teknike të mira për të ndërtuar vepra të ngjashme.

Memorandum për rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare – Leku-t

Postuar në 19 Prill, 2017 15:17

Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë nënshkruar një memorandum që ka për objektiv uljen e përdorimit të monedhave të huaja dhe qarkullimin më të madh të monedhës vendase, Leku-t.

Pages

Subscribe to RSS - banka e shqiperise