Memorandum për rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare – Leku-t
Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë nënshkruar një memorandum që ka për objektiv uljen e përdorimit të monedhave të huaja dhe qarkullimin më të madh të monedhës vendase, Leku-t.
Dokumenti përcakton si strategji të vetën “krijimin e kushteve dhe simujve të nevojshëm për të ndikuar gradualisht, porn ë mënyrë të qëndrueshme në zvogëlimin e shkallës së përdorimit të monedhave të huaja dhe si rezultat, në fuqizimin e shkallës së përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë e vendit në përputhje me qëllimin për forcimin e eektivitetit të politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar”.
Për të realizuar këtë objektiv, në Memorandum përcaktohen disa veprime mes të cilave përmirësim ligjor, mbikëqyrje mbi bankat dhe institucionet e tjera financiare etj..
Dokumenti rregullon edhe angazhimet përkatëse të palëve mes të cilave Ministria e Financave që premton
qëndrueshmërinë e borxhit publik, të rrisë preferencën për huamarrje në monedhë vendase(të cilën e quan kombëare) edhe kur emetohen tituj borxhi; ajo premton krijimin e një structure për maturimin e titujve të borxhit në monedhën kombëtare, nxitje të formalizimit të ekonomisë, apo edhe të mbështesë veprime operacionale që çojnë në zgjerimin e shkallës së përdorimit të Leku-t.
Banka e Shqipërisë ka disa angazhime të tjera mes të cilave
modernizimi i sistemit të pagesave, përshtatja e kuadrit operacional dhe mbikëqyrës të veprimtarisë së bankave me qëllim që të pakësojë ekspozimin në valutë të sektorit bankar dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë rreziqet për stabilitetin financiar dhe të parandalojë çdo pengesë për efektivitetin e transmetimit të politikës monetare, apo edhe të kontribuojë në zhvillimin e produkteve dhe të instrumenteve financiare, që mbështesin përdorimin e lekut nga bankat dhe nga klientët e tyre, duke përfshirë në transaksionet e huadhënies/huamarrjes, si edhe që përmirësojnë mbrojtjen e tyre ndaj rreziqeve financiare”.
http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Newsroom/lajme/DEZ_MoU_nenshk_...
Add new comment