aurela anastasi
Ndryshimi i Kushtetutës, Anastasi: I ngutshëm!
Ndryshimet kushtetuese të miratuara këtë të enjte në Parlament, u bënë me ngut dhe në një kohë aspak të mjaftueshme, për ndryshime të tilla madhore në ligjin themeltar të Republikës së Shqipërisë. Në një intervistë për TvT, Aurela Anastasi e pranoi ngutin nga ana e mazhorancës, por tha se ndërhyrjet e fundit nuk janë antikushtetuese.
Pavlefshmëria e dekretit vendoset vetëm nga gjykata
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, konstitucionalistja Aurela Anastasi shpreh mendimin se pavlefshmëria e dekretit të fundit të Presidentit të Republikës mund të vendoset vetëm me vendim gjykate.
Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate…Mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor
shprehet Anastasi.