Pavlefshmëria e dekretit vendoset vetëm nga gjykata
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, konstitucionalistja Aurela Anastasi shpreh mendimin se pavlefshmëria e dekretit të fundit të Presidentit të Republikës mund të vendoset vetëm me vendim gjykate.
Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate…Mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor
shprehet Anastasi.
Nëse do të pranohet ky version, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka se çfarë të vendosë përveçse të drejtohet në gjykatë. A ka vlerë Gjykata Administrative në këtë rast? Mbetet për t’u parë.
Add new comment