arvanitet

“Arvanitët”, kokëfortët e Greqisë

Postuar në 24 Prill, 2019 10:06

Në kinematë greke do të shfaqet nga 28 Prilli një dokumentar mbi arvanitët. Me domethënie është shpjegimi që shoqëron filmin dokumentar.

Në tekstin shpjegues thuhet se dokumentari "Sta Arvanitika" ose në shqip “Në gjuhën arvanitase” është një përpjekje për të përjetësuar një gjuhë të humbur dhe për të gjetur se cilët janë arvanitasit dhe çfarë roli kanë luajtur në historinë moderne greke.

Arvanitas dhe shqiptarë

Postuar në 07 Nëntor, 2016 19:28

Jam rritur në një shtëpi ku origjina arvanitase na jepte një krenari të pamatë, veçanërisht ne fëmijëve. “Jemi Arvanitas”. Kjo prejardhje e lavdishme nxori në dritë  rrënjë të tjera po aq të rëndësishme për historinë e familjes si një stërgjyshe nga Kios, e stolisur gjithmonë me dantella, bizhuteri dhe stil francez  të flokëve, apo një stërgjysh që  u largua nga Azia e Vogël  për t’u bashkuar me lëvizjet revolucionare të grekëve në gjithë Ballkanin.

Arvanitët e maleve – aty ku flasin hyjnitë

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 14:47

Sapo jam kthyer nga Greqia dhe padyshim, udhëtimi drejt Livadhjasë për të shkuar drejt fshatit Qiriaqi (apo Kiriaki siç e shkruante Eda Derhemi në një shkrim të saj, çka dhe u bë shkas që të nisem drejt atyre maleve) më kishte lënë mbresa të mëdha, për faktin se deri atëherë, fshatrat arvanitase i kisha parë në fushat e Atikës, Mandra-s, drejt Korintit apo drejt Livadhjasë e Beotisë, etj, por kësaj radhe, ata i gjeta majë malesh ku padyshim, vizitori që vjen nga larg bën pyetjen: përse vallë janë ngjitur arvanitasit deri këtu?

Subscribe to RSS - arvanitet