Arabia Saudite
“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”
Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin.
Edhe Irani i gatshëm të angazhohet për mbrojtjen ajrore të Sirisë. Të gjithë kundër ISIS?
Konflikti sirian është duke u shndërruar në një konflikt ku prakitkisht janë përfshirë disa fuqi. Pas deklarimeve se Arabia Saudite do të dërgojë forcat ajrore në Siri dhe lajmeve se Turqia bombardoi dje forcat siriane, një tjetër shtet po përgatitet të vendosë prezencën ushtarake në këtë vend. “Press Tv”, televizion shtetëror iranian, citon gjeneralin Farzad Esmaili, komandant i bazës së Khatam al-Anbiya, i cili gjatë një interviste të dhënë për agjencinë “Tasnim”, ka deklarua se “Nëse Damasku e kërkon ne do të mbrojmë hapësirën ajrore të Sirisë”.
“Të gjithë” në Siri. Pas ShBA-së dhe Rusisë, edhe sauditët me Turqinë të gatshëm për ndërhyrje tokësore
Siria mund të konsiderohet aktualisht vendi ku interesat strategjike të shumë aktorëve rajonalë dhe botërorë po shprehen hapur. Para një jave Neë York Times shkruante se SHBA po përgatiten për një ndërhyrje në Libi, nisur nga rrjedhojat që mund të jetë konflikti sirian në rajon. Gjithnjë me krizën siriane si premisë, sot njoftohet se Arabia Saudite dhe Turqia janë gati të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.
Goditet ambasada iraniane në Jemen. Teherani: “Sulmi, nga avionë të Arabisë Saudite”
Irani ka deklaruar sot se avionë të Arabisë Saudite kanë goditur selinë diplomatike të tij në kryeqytetin e Jemenit. Informacioni është përcjellë nga agjencia iraniane IRIB dhe citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Hossein Jaberi Ansari. “Arabia Saudite është përgjegjëse për dëmet e shkaktuar në ndërtesën e a,basadës dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të stafit”, tha Ansari. Ky akt pason sulmin ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe shkëputjen si pasojë e tij, të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
EKSTREM: Ja çfarë trajnimi të rreptë i bën Arabia ushtarëve!
Të jesh ushtar i Arabisë Saudite duhet të jesh shumë shumë shumë i aftë!
Krahas të tjerash, ata trajnohen edhe për tu hedhur në lartësi të mëdha.
Konkretisht ky ushtar është hedhur në lartësi 1.7 metër, ndërkohë që makina ecte me shpejtësi 74 km/ore.
(VIDEO: MIRROR)http://www.mirror.co.uk/news/world-news/special-forces-soldier-jumps-ove...