Arabia Saudite

Trump i hap rrugë Kinës për armatosjen e Arabisë Saudite

Postuar në 07 Qershor, 2019 15:33

Administrata Trump ka fshehur nga Kongresi informacionet e marra nga shërbimet sekrete sipas të cilave Arabia Saudite ka nisur përmirësimin e sistemit raketor me ndihmën e Kinës.

Arabia Saudite emëron një grua si ambasadore në SHBA

Postuar në 24 Shkurt, 2019 13:58

Arabia Saudite ka emëruar për herë të parë një grua si ambasadore  në SHBA, teksa marrëdhëniet midis dy vendeve aleate janë në krizë për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Kasogki.

Princessha, Rima Bint Bandar do të zëvendësojë Princin, Halid bin Salman, vëllain e vogël të trashëgimtarit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes. Ajo është gruaja e parë që merr një post kaq të rëndësishëm në diplomacinë saudite.

SHBA lan duart me vrasjen e Khashoggit

Postuar në 14 Janar, 2019 12:59

SHBA duket se ka larë duart me vrasjen e gazetarit të “The Washington Post” Jamal Khashoggi teksa sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo ka takuar sot dy drejtuesit e monarkisë saudite, mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili akuzohet ndërkombëtarisht si urdhërues i vrasjes së gazetarit në konsullatën suaidte në Stamboll.

Takimi mes Pompeo dhe Princit ka zgjatur 45 minuta dhe në të është folur kryesisht për krizën në Jemen, ku Arabia Suadite është aktor kryesor.

Drama e luftës civile në Jemen

Postuar në 21 Nëntor, 2018 18:28

Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5  vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.

CIA: Khashoggi u vra me urdhër të princit saudit

Postuar në 17 Nëntor, 2018 10:37

CIA vlerëson se princit saudit, Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll. Këto vlerësime ndërlikojnë edhe më shumë përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të shpëtuar marrëdhëniet me aleatin kyç të SHBA-ve.

CIA ka informuar edhe segmente të tjera të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe Kongresin, për vlerësimin e saj, përfundime që bien ndesh me  pozicionet e qeverisë saudite se Princi Mohammed nuk është i përfshirë në vrasjen e gazetarit.

Kur vdekja e një gazetari provokon reagim më të ashpër se mijëra të vrarë në Jemen

Postuar në 20 Tetor, 2018 15:40

Nëse do të kërkonit një vit gjatë të cilit marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite dukej se do të hynin në krizë, padyshim ky vit nuk do të ishte 2018-a. Me shumë gjasa do të ishte 2011-a, kur protestat e pranverës arabe i detyruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështesnin lëvizjet demokratike në Lindjen e Mesme, të cilat qeveria saudite i shihte si kërcënime vdekjeprurëse. 

Arabia Saudite i bashkohet Aleancës kundër Lajmeve të Rreme: Kërcënon me pesë vjet burgosje

Postuar në 16 Tetor, 2018 00:41

Arabia Saudite ka vendosur shtrëngime të reja penale për lajmet e rreme. Sipas raportimeve të Saudi Gazzette, Riadi zyrtar kërcënon me pesë vjet burg për ata që përhapin lajme të  rreme online. Njoftimi referon deklarimet publike të Prokurorisë Publike sipas së cilës neni 6 I Rregullores për Krimet Kibernetike parashikon pesë vjet burg dhe 3 milionë Rial gjobë nëse diksuh shpërndan dhe prodhon elektronikisht materiale që prishin rendin publik, cenojnë vlerat fetare, moralin publik dhe privatësinë.

Rënia e Bin Ladenëve, Kenedëve të Xhedahut

Postuar në 27 Shtator, 2018 13:32

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” i kushton sot një raportim familjes së njohur Bin Laden, e cila duket se me ardhjen në pushtet të princit Mohammed bin Salman, po pëson rënien e madhe.

Pelegrinazhi i Mekës, Arabia Saudite hedh në qarkullim aplikacionin Smart Hajj

Postuar në 17 Gusht, 2018 16:32

Këtë të djelë nis në Arabinë Saudite haxhi, pelegrinazhi i besimtarëve myslimanë të cilët vizitojnë Mekën, qytetin e shenjtë. Mediat raportojnë se deri më tani në Arabinë Saudite kanë mbërritur 1.6 milionë besimtarë të ciëlt kryejnë pelegrinazhin mes të djelës dhe të premtes së javës që vjen.

Tensioni në Lindjen e Mesme

Postuar në 30 Prill, 2018 18:06

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei akuzoi të hënën SHBA se po përpiqet për të zgjeruar krizën rajonale duke nxitur tension mes Arabisë Saudite dhe Teheranit. "Një nga mënyrat për të provokuar Iranin është të nxisin udhëheqësit pa përvojë të  rajonit. Qëllimi i tyre është që të thellojnë krizën rajonale dhe të nxitur muslimanët për të luftuar kundër muslimanëve" - tha Ajatollah Ali Khamenei.

Pages

Subscribe to RSS - Arabia Saudite