Pelegrinazhi i Mekës, Arabia Saudite hedh në qarkullim aplikacionin Smart Hajj
Këtë të djelë nis në Arabinë Saudite haxhi, pelegrinazhi i besimtarëve myslimanë të cilët vizitojnë Mekën, qytetin e shenjtë. Mediat raportojnë se deri më tani në Arabinë Saudite kanë mbërritur 1.6 milionë besimtarë të ciëlt kryejnë pelegrinazhin mes të djelës dhe të premtes së javës që vjen.
Për të shmangur kaosin që ka prekur shpesh Arabinë në kësi rastesh, por edhe incidentet e rënda, autoritetet arabe kanë ndërmarrë nismën “Smart Hajj” – Haxhi inteligjent, që konsiston në aplikacione në telefonat celularë përmes të cilëve orientohen njerëzit për itinerarin, qendrat mjekësore etj.. Po kështu, ministria saudite për Haxhin, ka hedhur në qarkullim aplikacionin Manasikanda, që ndihmon besimtarët që nuk dinë arabisht apo anglisht.
Situata e mbipopulluar nga njerëz që në shumë raste udhëtojnë për herë të parë, apo që janë të pamundur, ka krijuar shpesh probleme në Arabi. Mesa duket teknologjia është vënë në punë për të menaxhuar më mirë një ngjarje vjetore që është ndër më kryesoret për botën islame.
Add new comment