antitrupat

FDA autorizon trajtimin me antitrupa kundër COVID-19

Postuar në 03 Gusht, 2021 12:40

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka miratuar një trajtim parandalues me antitrupa për individë që janë vulnerabël ndaj Covid-19. Kjo kategori qytetarësh përfshin ata që janë mëtë rrezikuar nga virusi, për shkak të sistemit imunitar të dëmtuar.

Covid-19/ Meshkujt prodhojnë më shumë antitrupa dhe i mbajnë më gjatë

Postuar në 08 Prill, 2021 19:24

Meshkujt gëzojnë më shumë imunitet nga Covid-19 në terma kohorë sesa femrat. Një studim i kryer në Uells ka zbuluar se burrat mund të krijojnë deri në tre herë më shumë antitrupa se gratë dhe kanë tendencë t'i mbajnë ato për një periudhë më të gjatë kohore.

Në funksion të studimit janë testuar 739 asimptomatikë në Universitetin Cardiff Metropolitan në korrik 2020 gjatë valës së parë të pandemisë dhe sërish tre muaj më vonë.

1 vit padituri apo gënjeshtër? Zbulohet se antitrupat e të ftohtit të zakonshëm të mbrojnë nga CoVid-19

Postuar në 07 Nëntor, 2020 13:07

Lajmet me shkencë dhe studime për pandeminë dhe koronavirusin, vijojnë të ofrojnë shembuj sesi mbarë bota adoptoi politika të paqarta për menaxhimin e kësaj situate të pazakontë. Nëse kthehemi pas në kohë, do të lexojmë se në fillim shumë vende morën si pikë referimi përvojën kineze që kishte si politikë kryesore karantinimin e plotë. Mandej testim me tampon, analizë gjaku, skaner. Me ardhjen në Europë virusi u trajtua si diçka tërësisht e re, ndaj të cilit njeriu nuk kishte imunitet.

CoVid-19/Zhdukja e antitrupave nuk nënkupton humbje të imunitetit

Postuar në 29 Tetor, 2020 22:01

 Niveli i antitrupave pas infektimit me CoVid-19 nuk duhet lexuar në mënyrë lineare në raport me imunitetin e njeriut. Një rol në përhapjen e këtij perceptimi duket se ka media dhe leximi amatoresk i studimeve të shumta që publikohen mbi këtë temë.

Përqendrimi i antitrupave në trupin tuaj nuk ekuivalentohet me imunitetin

Zbulim i papritur, imuniteti prodhon antitrupa të ngjashëm për ethet tropikale dhe CoVid-19

Postuar në 21 Shtator, 2020 22:34

CoVid-19 po provohet përherë e më shumë se nuk është një virus tërësisht i ri. Dhe se imuniteti i njeriut është i përgatitur për ta luftuar atë, por që si në çdo sëmundje ai mundet të provokojë raste të rënda, apo edhe fatalitete. 

Kurë efektive me antitrupa kundër CoVid-19

Postuar në 05 Gusht, 2020 14:02

Antitrupat e pacientëve të rikuperuar nga CoVid-19 do të përdoren për prodhime farmaceutike kundër sëmundjes. Një laborator në Toskana të Italisë po përpiqet në këtë drejtim duke kërkuar rrugë efektive për trajtimin e një sëmundjeje që duket se do jetë gjatë me njeriun. Pak ditë më parë, laborator ka njoftuar zbulimin e tre antitrupave super të fuqishëm kundër Covid-19 nxjerrë nga gjaku i 15 pacientëve që të shëruar.

Subscribe to RSS - antitrupat