Covid-19/ Meshkujt prodhojnë më shumë antitrupa dhe i mbajnë më gjatë

Postuar në 08 Prill, 2021 19:24

Meshkujt gëzojnë më shumë imunitet nga Covid-19 në terma kohorë sesa femrat. Një studim i kryer në Uells ka zbuluar se burrat mund të krijojnë deri në tre herë më shumë antitrupa se gratë dhe kanë tendencë t'i mbajnë ato për një periudhë më të gjatë kohore.

Në funksion të studimit janë testuar 739 asimptomatikë në Universitetin Cardiff Metropolitan në korrik 2020 gjatë valës së parë të pandemisë dhe sërish tre muaj më vonë.

Rreth 3.65% e pjesëmarrësve u zbulua se kishin antitrupa Covid-19, pak më poshtë mesatares kombëtare, që në atë kohë ishte në nivelet 4% dhe 6%, dhe të gjithë pjesëmarrësit raportuan se ndiheshin mirë dhe nuk ishin diagnostikuar me Covid-19. Pjesëmarrësit raportuan vetëm raste sporadike të disa prej simptomave më të lehta në pika të ndryshme në tre muajt e mëparshëm.

Studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm midis pjesëmarrësve meshkuj dhe femra që kishin antitrupa në pikën fillestare të studimit, megjithëse burrat mbi moshën 40 vjeç kishin tendencë të kishin prevalencë më të lartë të antitrupave se çdo moshë tjetër.

Sidoqoftë, në mesin e atyre që rezultuan pozitivë për Covid-19, nivelet e antitrupave ishin tre herë më të larta tek burrat sesa te gratë, pavarësisht se nuk kishte asnjë ndryshim në simptomat e raportuara, çka nënkupton se imuniteti nuk lidhet me fatin sa e rëndë ka qenë për të sëmundja.

Një hulumtim tjetër i kryer tre muaj më vonë tregoi se 21.7% i kishin humbur antitrupat, çka sugjeron se imuniteti pas 6 muajsh fillon të zhduket.

Rreth 80% e atyre që i humbën antitrupat tërësisht ishin mesatarisht 10 vjet më të mëdha se ato që i kishin ende, çka fut në lojë rolin që menopauza mund të ketë në imunitet.

Comments

Submitted by biology (not verified) on

mos... nuk jemi te njejte meshkuj e femra .... po ku shkuan tere ato teorite e barazise.
jo mund te jete ndonje gabim ... duhen pyetur viruset ... po ata dhe nuk para diskriminojne dreqi e mori

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.