antarktida
Gjendet pas 107 vitesh anija e eksploratorit britanik, Ernest Shackleton
Një anije e mbytur një shekull më parë në brigjet e Antarktidës është gjetur pak ditë më parë. Anija e eksploruesit anglo-irlandez, Ernest Shackelton, u zbulua në thellësitë e detit Vedel.
Në vitin 1915, anija “Endurance” u bllokua në akull, duke e detyruar Shackleton dhe ekuipazhin e tij ta braktisnin pa u mbytur ende.
Pas plot 107 vjetësh, anija prej druri është gjetur “praktikisht e paprekur", tha Mensun Bound, drejtor i eksplorimit në Fondacionin Detar të Trashëgimisë Falklands, i cili organizoi ekspeditën kërkimore.
Zbulohet rrjedhja e parë detare e metanit në Antarktidë
Shkencëtarët kanë zbuluar në tabanin detar të Antarktidës rrjedhjen e parë aktive të metanit. Rrethë këtij “burimi” janë identifikuar edhe mikrobet e para që konsumojnë gazrat serë përpara se të arrijnë atmosferën. Prej kohësh shkencëtarët kanë rindërtuar një model që e lidh ngrihjen klimetarike me nisjen e rrjedhjes së metanit në tabanin detar, ku mendohet se janë depozituar sasi të mëdha gazi. por kësaj radhe duket se shkak nuk është rritja e temperaturave pasi në detin Ross ku u bë zbulimi temperaturat janë ende në normën e zakonshme.
Ngrohja globale ka ndodhur edhe më parë
Ngrohja globale për të cilën flitet kaq shpesh nuk duket se është një dukuri e lidhur me emetimin e gazrave nga aktiviteti i njeriut. Një ekip studiuesish nga universiteti i Sidenit kanë publikuar së fundmi rezultatet e kërkimit të tyre sipas të cilit rezulton se rreth 100 mijë vjet më parë rritja e temperaturave të oqeanit çoi në shkrirjen e akujve të Antakridës dhe rritje të nivelit të detit me 3 metra.
Përparimi i deteve mund të zhvendosë 187 mln njerëz
Në një përfundim dramatik ka arritur një studim i ri, sipas të cilit niveli i deteve pritet të rritet më shumë se sa pritej në nivel global, për shkak të përshpejtimit nga shkrirja e akujve në Groenlandë dhe Antarktidë.
Pikëpamja që mbizotëronte ishte se niveli në dete do të rritet me një metër maksimumi deri në vitin 2100. Megjithatë, studimi i ri, bazuar në opinionet e ekspertëve, raporton se niveli mund të jetë rreth dy herë më shumë.
Zbulohen 100 vullkanë nën akullin e Antarktidës
Shkencëtarët kanë zbuluuar rajonin më të madh vullkanik në Tokë, 2 km poshtë sipërfaqes së akullit që mbulon Antarktidën.
Projekti eksplorues i ndërmarrë nga universiteti i Edinburgut, ka konstatuar ekzistencën e 100 vullkanëve në një zonë që lë pas zonën tjetër të konsideruar si zona me dendësinë më të madhe vullkanike në Tokë, e që ndodhet në Afrikë. Sipas kërkuese shpërthimet mund të mos dalin deri në sipërfaqe, por ato mund të shkrijnë akullin duke sjellë destabilizimin e saj.
Një kishë në Antarktidë
Rusët kanë ndërtuar në vitin 1990 një Kishë Ortodokse në një bazë në Antarktidë. Një kishë që mund të mbajë deri në 30 vizitorë dhe që shërben edhe në spanjisht, meqenëse afër bazë ka një stacion kilianësh. Kisha quhet Kisha e Shën Trinisë.