Zbulohen 100 vullkanë nën akullin e Antarktidës

Postuar në 13 Gusht, 2017 15:31

Shkencëtarët kanë zbuluuar rajonin më të madh vullkanik në Tokë, 2 km poshtë sipërfaqes së akullit që mbulon Antarktidën.

Projekti eksplorues i ndërmarrë nga universiteti i Edinburgut, ka konstatuar ekzistencën e 100 vullkanëve në një zonë që lë pas zonën tjetër të konsideruar si zona me dendësinë më të madhe vullkanike në Tokë, e që ndodhet në Afrikë. Sipas kërkuese shpërthimet mund të mos dalin deri në sipërfaqe, por ato mund të shkrijnë akullin duke sjellë destabilizimin e saj.

Nëse një nga këtë vullkanë do të shpërthejë, ai do të destabilizojë më tej shtresën akullnajore të Antarktidës Perëndimore. Pyetja kryesore është: sa aktivë janë këta vullkanë? Kjo është diçka që duhet ta sqarojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur eksperti i akujve, Robert Bingham. Aktiviteti vullkanik në këtë rajon ka pasoja në mbarë globin, pasi ai mund të provokojë shkrirje të përshpejtuar të akullit që konsiderohet si faktor destabilizues për klimën në Tokë.

https://www.theguardian.com/world/2017/aug/12/scientists-discover-91-vol...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.