Gjendet pas 107 vitesh anija e eksploratorit britanik, Ernest Shackleton

Postuar në 09 Mars, 2022 15:56

Një anije e mbytur një shekull më parë në brigjet e Antarktidës është gjetur pak ditë më parë. Anija e eksploruesit anglo-irlandez, Ernest Shackelton, u zbulua në thellësitë e detit Vedel.

Në vitin 1915, anija “Endurance” u bllokua në akull, duke e detyruar Shackleton dhe ekuipazhin e tij ta braktisnin pa u mbytur ende.

Pas plot 107 vjetësh, anija prej druri është gjetur “praktikisht e paprekur", tha Mensun Bound, drejtor i eksplorimit në Fondacionin Detar të Trashëgimisë Falklands, i cili organizoi ekspeditën kërkimore.

"Është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer”, tha Bound për NBC News.

Temperaturat e ftohta të detit Vedel duket se kanë luajtur rol kyç në ruajtjen e anijes, thotë Dan Snoë, historian britanik, platforma e të cilit, “History Hit”, bashkëpunoi me ekipin e ekspeditës për të dokumentuar zbulimin.

Është super ftohtë, edhe nën zero. Kjo do të thotë se nuk ka pasur mikrobe dhe mikroorganizma që konsumojnë drurin.

Anija e Shackelton zbulohet 100 vjet pas vdekjes së tij, në 1922.

Ekspedita Imperial Trans-Antarctic Shackleton u nis për të arritur kalimin e parë tokësor të Antarktidës dhe së bashku me ekuipazhin e tij, eksploruesi filloi udhëtimin e tij në fund të 1914, menjëherë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai u shpreh i gatshëm ta anulonte udhëtimin dhe ta vinte anijen e tij në dispozicion të qeverisë britanike, por Uinston Çurçill, në atë kohë shefi i Marinës Mbretërore të Britanisë, i dha leje të niste udhëtimin.

Anija nuk arriti kurrë në breg sepse u bllokua në akull për mëse 10 muaj. 28 burrat që ishin në bord u detyruan ta braktisin anijen, duke u arratisur me varka shpëtimi dhe në këmbë.

Kapiteni Frank Worsley la koordinatat e vendit të mbytjes, të cilat i erdhën në ndihmë ekipit që bëri kërkimin e anijes.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.