amoc
“Motori” i Altantikut, në momentin më të dobët të mijëvjeçarit
Qarkullimi në Oqeanin Atlantik, pjesë e të cilit është edhe rryma e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të ulët në më shumë se një mijëvjeçar. Shkak për këtë mund të jetë prishja e klimës.
Dobësimi i mëtejshëm i këtij qarkullimi mund të sjellë si pasojë stuhi që godasin Britaninë e Madhe, dimra më intensivë dhe një rritje të valës së të nxehtit dhe thatësirave në të gjithë Evropën.
Polarizimi termik i Tokës: Viti 2015 më i nxehti që nga 1880, por në Atlantikun e Veriut u regjistrua temperatura më e ftohtë
Tetë muajt e parë të vitit 2015 ishin më të nxehtët që nga regjistrimet e vitit 1880. Këto të dhëna jepen nga Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën në SHBA. Referuar këture temepraturave të regjistruara në sipërfaqen e ujërave të oqeanit dhe të tokës, theksohet se ky është një viti i rekordit. Mirëpo në një pjesë të Atlantikut, në jug të Groenlandës dhe Islandës, u regjistruan temperatuar shumë të ftohta, që thyejnë prirjen e përgjithshme.