Polarizimi termik i Tokës: Viti 2015 më i nxehti që nga 1880, por në Atlantikun e Veriut u regjistrua temperatura më e ftohtë
Tetë muajt e parë të vitit 2015 ishin më të nxehtët që nga regjistrimet e vitit 1880. Këto të dhëna jepen nga Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën në SHBA. Referuar këture temepraturave të regjistruara në sipërfaqen e ujërave të oqeanit dhe të tokës, theksohet se ky është një viti i rekordit. Mirëpo në një pjesë të Atlantikut, në jug të Groenlandës dhe Islandës, u regjistruan temperatuar shumë të ftohta, që thyejnë prirjen e përgjithshme. Nuk ka një dakordësi të përgjithshme për arsyen, por disa shkencëtarë besojnë se bëhet fjalë për uljen e qarkullimit në Oqeanin Atlantik. Ideja erdhi në vëmenjde nga një studim i publikuar në muajin mars që përfshinte disa klimatologë si Stefan Rahmstorf nga qendra e Potsdamit dhe Michael Mann i Penn State, sipas të cilëve rryma e njohur si Qarkullimi Kthyes i Atlantikut Jugor, ose ndryshe AMOC, dega jugore e Gulf Stream, po dobësohet.
Shpjegimi na kujton filmin “The day aftër tomorroë”, pasi për këtë ndryshim jepen si arsye ndryshimet në tempraturat dhe kripëzimin e ujit të oqeanit; zakonisht uji i ftohtë i kripur në Atlantikun e Veriut qëndron poshtë për shkak të densitetit dhe ujërat e ngrohta të jugut qarkullojnë për të zënë vedin e tyre duke çliruar energji termike të jashtëzakonshme përgjatë rrugës. Por shtimi i ujit të ftohtë mund të prishë këtë regjim qarkullimi, që mendohet se vjen nga shkrirja masive e akujve në Groenlandë: 100 miliardë tonë çdo vit. Rashmstorf shpjegon se: “Fakti që temperaturat e nxehta rekord përkojnë me temperatura të ftohta rekord në Atlantikun e Veriut janë shqetësuese”. E megjithatë skenari nuk është dhe aq apokaliptik si në filmin e sipërpërmendur: në se vazhdohet kështu, do të ketë rritje të nivelit të oqeanit në Bregun Lindor të SHBA-së dhe ndryshim të ndjeshëm temperaturash në Europë dhe Atlantikun e Veriut.
http://www.washingtonpost.com/news/energy-environment/wp/2015/09/24/why-...
Add new comment