“Motori” i Altantikut, në momentin më të dobët të mijëvjeçarit

Postuar në 26 Shkurt, 2021 16:39

 

Qarkullimi në Oqeanin Atlantik, pjesë e të cilit është edhe rryma e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të ulët në më shumë se një mijëvjeçar. Shkak për këtë mund të jetë prishja e klimës.

Dobësimi i mëtejshëm i këtij qarkullimi mund të sjellë si pasojë stuhi që godasin Britaninë e Madhe, dimra më intensivë dhe një rritje të valës së të nxehtit dhe thatësirave në të gjithë Evropën.

Shkencëtarët parashikojnë që qarkullimi meridional kthyes i Atlantikut (AMOC) do të dobësohet më tej nëse ngrohja globale vazhdon dhe mund të ulet me rreth 34%-45% deri në fund të këtij shekulli.

Kjo do të na çonte në një "pikë kthese", në të cilën sistemi mund të bëhet i paqëndrueshëm në mënyrë të pakthyeshme. Një dobësim i mëtejshëm i rrymës së Gjirit do të sillte si pasojë ngritjen e nivelit të detit në bregdetin e Atlantikut në SHBA, me pasoja potencialisht katastrofike.

Stefan Rahmstorf, nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës, i cili është bashkëautor i studimit të botuar në “Nature Geoscience”, i tha Guardian se një dobësimi i qarkullimit të ujërave do të rrisë numrin dhe ashpërsinë e stuhive që godasin Britaninë dhe do të sjellë më shumë valë të nxehtësisë në Evropë.

Me një ngadalësim prej 15%, pasojat janë tashmë të dukshme.

AMOC është një nga sistemet më të mëdha të qarkullimit të oqeanit në botë, që mbart ujë të ngrohtë sipërfaqësor nga Gjiri i Meksikës drejt Atlantikut verior, ku ftohet dhe bëhet më i kripur derisa të mbërrijë në veri të Islandës, e cila nga ana tjetër tërheq më shumë ujë të ngrohtë nga Karaibet. Ky qarkullim shoqërohet me erëra që ndihmojnë gjithashtu për të gjeneruar mot të butë dhe të lagësht në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesë të tjera të Evropës Perëndimore.

Shkencëtarët e kanë parashikuar prej kohësh një dobësim të mundshëm të AMOC si rezultat i ngrohjes globale dhe kanë ngritur shqetësime se ai mund të shkatërrohet tërësisht. Studimi i ri zbuloi se një moment i tillë mund të vijë brenda disa dekadave, ndërsa lëshimi i gazeve serrë në atmosferë thjesht do ta shkurtojë këtë kohë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.