ambasada
Goditet ambasada iraniane në Jemen. Teherani: “Sulmi, nga avionë të Arabisë Saudite”
Irani ka deklaruar sot se avionë të Arabisë Saudite kanë goditur selinë diplomatike të tij në kryeqytetin e Jemenit. Informacioni është përcjellë nga agjencia iraniane IRIB dhe citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Hossein Jaberi Ansari. “Arabia Saudite është përgjegjëse për dëmet e shkaktuar në ndërtesën e a,basadës dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të stafit”, tha Ansari. Ky akt pason sulmin ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe shkëputjen si pasojë e tij, të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Goditet me dy raketa ambasada ruse në Damask
Dy raketa kanë goditur sot ambasadën ruse në Damaska të Sirisë, duke parLajmëruar kështu reagimin ndaj fushatës ajrore të Moskës. Raportimet nga terreni thonë se një raketë goditi brenda në mjediset e ambasadës, kurse tjetra jashtë, në momentin që njerëzit po iknin. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov e cilësoi aktin si akt terrorist.
Rebelët sirianë dy predha kundër ambasadës ruse në Damask
Rebelët sirianë lëshuan dy predha kundër ambasadës Ruse në Damask. Dëshmitarët thanë se kjo gjë ka shkaktuar panik në kryeqytet gjatë orëve të mëngjesit. Nga ana tjetër, Rami Abdel Rahman, kryetari i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut deklaroi se sipas burimeve të tij “të paktën dy predha kanë goditur ambasadën ruse”, raporton agjesnia e lajmeve DPA. Media pro-siriane në Liban tha se sulmi ndodhi gjatë fillimit të një manifestimi në mbështetje të ndërhyrjes Ruse në Siri, që pritet të mbështesë qeverinë e presidentit Bashar al Assad, kryesisht në veri dhe në qendër.
Disa përshkrime në dokumentin e OSBE-së përputhen me ato të kabllogrameve të ambasadës së ShBA-së
Tri ditë kaluan dhe efekti humbi. Dokumenti i OSBE-së, i deklaruar “Për përdorim të brendshëm” dhe i huazuar nga media, po kalon drejt arkivës. Dhe bashkë me politikën shqiptare edhe Prezenca e OSBE-së doli qesharake, në mënyrën sesi kërkoi të justifikohej. Për të mos thënë të mbulohej. Në një vend si Shqipëria, ku vetëm vitin e fundit nga salla e Parlamentit akuzat reciproke kanë qenë që nga trafiku e deri tek urdhërimi i vrasjes, trajtimi i rëportit si i pabazuar është kontradiksion.
SHBA: Përshëndesim dorëheqjen e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës
Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar. Përmes një reagimi, ambasada vlerëson daljen nga skena parlamentare të deputetëve, Arben Ndoka e Armando Prenga.
Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi
Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin.
Kloni i Shengenit
Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.