ajrore

Fushata ajrore në Siri, ja ku përplasen SHBA dhe Rusia

Postuar në 12 Tetor, 2015 19:43

Sipas Zërit të Amerikës, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini mësohet të ketë thënë se veprimet ushtarake të Rusisë në Siri janë një faktor që e ndryshojnë rrënjësisht lojën dhe që përmbajnë “element tepër shqetësues." Rusia është përballur me kritika nga perëndimi për fushatën e saj ajrore në Siri që ka si objektiv kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad.

NASA projekt për të kursyer kohë dhe para në udhëtimet ajrore

Postuar në 24 Shtator, 2015 12:33

Duket sikur fokusi i NASA-s si kohët e fundit ka qenë i drejtuar vetëm drejt Marsit dhe përpjekjet për të arritur atje. Megjithatë agjencia hapësinore kohët e fundit bëri një njoftim. NASA ka zhvilluar software për të ndihmuar të reduktuar konsumin e karburantit, emetimet e karbonit për linjat ajrore tregëtare. Teknologjia e futur rishtas është duke u provuar për funksione të reja të aviacionit në atmosferë, duke krijuar një metodë të re për udhëtimet ajrore. Teknologjia e re që do të instalohet në paketën e avionëve.

Siria “nis sulmet ajrore në Palmyra”, 26 viktima

Postuar në 19 Shtator, 2015 12:52

Aeroplanët luftarakë të qeverisë siriane kanë nisur një prej bombardimeve më të rënda në qytetin e Palmirës, e cila mbahet nga militantët e Shtetit Islamik (IS), thonë aktivistët. Rreth 25 sulmet ajrore shënuan të paktën 26 viktima, përfshirë dhe 12 militantë, siç pohon dhe Observatori Për të Drejtat e Njeriut i Mbretërisë së Bashkuar me bazë në Siri.

Burimi: BBC News

Forcat Ajrore Amerikane mund të luftojnë me avionë lazer në vitin 2020

Postuar në 19 Shtator, 2015 12:44

Forcat e armatosura kanë HEL-MD saj (për të mos e përmendur që janë duke punuar për stilin e pushkëve Joe dhe minapastruesit); Marina ka vendosur armatimet e luftës të montuara në bordin e anijes USS Ponce; dhe brenda pesë viteve të ardhshme, Forcat Ajrore pritet të realizojnë armët e veta lazer. Këto armatime të quajtura armë të drejtuara përmes energjisë, do të montohen mbi avionët amerikanë dhe do të shërbejnë për të djegur raketat, UAVs si dhe avionë të tjerë lufte, duke i pastruar direkt nga qielli.

Franca, gati sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri

Postuar në 16 Shtator, 2015 09:11

Agjensia e lajmeve AFP raporton se Franca do të zhvillojë sulme ajrore kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Siri në javët e ardhshme. Lajmin e njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian. I intervistuar nga “radio France Inter” dhe i pyetur se kur, avionët bombardues francezë, që zhvillojnë që prej 8 shtatorit fluturime mbi Siri për grumbullim informacioni, do të fillojnë bombardimet, ministri francez u përgjigj se bombardimet do të fillojnë “në javët në vijim, sapo të jenë mirëidentifikuar objektivat”.

Subscribe to RSS - ajrore