agim baci
Injorimi i shoqërisë dhe të vërtetave si model qeverisës
Zhvendosja e realitetit dhe rrënimi i pushtetit të dijes
Ne asgjë nuk besojmë më shumë se në atë për të cilën dimë më pak”, shkruante filozofi francez Michel de Montaigne, duke paralajmëruar zhvendosjen e realitetit dhe fakteve, me qëllim që gjykimet të jenë sa më emocionale.
Kriminalja e “anës rozë” të diktaturës
Pasoja e normalizimit të së keqes
Normalizimi i së keqes ka qenë gjithnjë një përpjekje djallëzore në çdo shoqëri. Raskolnikovi personazh i romanit “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit, rrëfen fillimisht se e ka kryer krimin e vrasjes, duke besuar se ashtu do ndihmonte nënën e tij që të mos i mbetej borxh fajdexhesës për pagesën e studimeve, ndërkohë që në vetvete e di mirë se këtë hap e kishte hedhur për të treguar se ai nuk i përkiste turmës, se nuk mund të mbetej anonim.
Përdorimi i gjuhës si manipulim
Manipulimi nuk mund të ndodhë kurrë pa gjuhën, ndaj pushteti gjithnjë ka tentuar të kontrollojë diskursin gjuhësor për të përcaktuar komunikimin – pra, për të forcuar mendimin për qëllimet dhe veprimet e veta. As sot, në Shqipëri, nuk bën përjashtim ky model. Por, në Shqipëri në mënyrë specifike, ky model i imponimit gjuhësor është edhe nën diskursin gjuhësor të ideologjisë…
Letër e bardhë nga… populli
Një votim fillimisht me letër të bardhë. Pastaj edhe një tjetër… Tetëdhjetë e tre për qind kanë votuar “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i pare tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij. Shkrimtari portugez, Jose Saramango, përmes rrëfimit në romanin “Le të ulërijmë”, ka thurur metaforën e revoltës moderne, të një kundërshtimi të pushtetit pa fjalë – pikërisht në shekullin kur fjalshmëria ka marrë dhenë dhe është zemra e sotme e atyre që duan të kenë pushtetin.
Identiteti nën kurthin e shijeve
Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej nesh me kohën, me veten, me tjetrin dhe me të kuptuarit të lirisë.
Vullneti për nënshtrim*
Kur shoqëria nis të mos kundërshtojë më asgjë, madje edhe kur ndaj tyre bëhen padrejtësi të hapura nga të zgjedhurit prej tyre atëherë shumica futet në tunelin e pesimizmit, çka i bën të besojnë se sistemi ku jetojnë është i mirë dhe se nuk ka alternativë tjetër”, shprehej Xhorxh Oruell për librin e tij aq të debatuar, si në kohën e botimit e në ditët e sotme, “Ferma e kafshëve”.
Pasojat nga seksualizmi i jetës publike
Kaosi me familjen, dërgimi i artit të vërtetë në periferi të kulturës së sotme dhe nxjerrja në pah e seksualizmit në gjithë komunikimin modern, ka sjellë pështjellime jo të vogla në përditshmërinë tonë. Sipas një prej vëzhgueseve më të mprehta të këtij kaosi, akademikes dhe profesoreshës në “Filadelfia University”, Camille Paglia, çështja ndërlikohet edhe për shkakun se nuk është lehtësisht i lexuar nga shumica e popullatës, pasi gjithçka rreth këtij kaosi të familjes dhe seksualizmit bëhet në emër të vlerave, kulturës dhe në emër të lirisë.
Pilulat e lumturisë…
Në librin “Mendja e robëruar” nobelisti Çesllav Milosh rrëfen për librin e shkrimtarit dhe filozofit polak Stansilav Vitkieviç, “Pangopësia”, botuar në vitin 1932. Në këtë libër, heronjtë e Vitkieviçit janë njerëz fatkeq: ata nuk besojnë në asgjë dhe gjithçka që bëjnë u duket krejt e pakuptimtë. Ndërkohë, një atmosferë e tillë absurditeti dhe paralize ka pllakosur krejt vendin.