adn
Kafsha më rezistente në Tokë me 17.5% të ADN-së të importuar. E vetmja që njihet se i ka mbijetuar edhe vakuumit hapësinor
Tardigrades, kështu quhet jovertebrori ujor që konsiderohet si gjallesa më e fortë dhe rezistente në Tokë. Të njohur ndryshe edhe si arinj të ujit, këto krijesa të vogla i rezistojnë temperaturave shumë të ulëta, periudhave të gjata të thatësirës, dozave të larta të radioaktivitetit dhe janë gjallesat e vetme(kafshët) të njohura deri më sot që t’i kenë mbijetuar edhe vakuumit hapësinor. Ku konsiston kjo aftësi “mbinatyrore” e mbijetesës? Sipas një studimi, Tardigrades kanë një sasi shumë të madhe – 17.5% të përbërë nga ADN e huaj.
Të mallkuar në breza – epigenetika
A trashëgohet frika dhe trauma e parardhësve? Pra a “të zë mallkimi i të parëve” siç i thonë një fjale? Përgjigja në rastin më të mirë është komplekse, përderisa dhe disa fusha të shkencës marrin në konsideratë se ka një linjë inherente në këtë kuadër. Një eksperiment i kryer nga Universiteti Emory, nxori në pah disa rezultate që theksojnë dukurinë e trashëgimit të traumave: Brian Dias, studiues në këtë universitet vuri re te një grup minjsh laoratori se ata kishin frikë të nuhasnin acetofenone, ndonëse nuk ishin ekspozuar më parë ndaj saj.
Oktapodi, një nga krijesat më të sofistikuara
Duke studiuar AND-në e oktapodëve shkencëtarët konstatuan se genet e tyre kanë karakteristika të veçanta që mund t’i lidhin ata me paraardhës të largët të jashtëtokësorëve. Një studim i kohëve të fundit tregon se ndoshta oktapodët janë dëshmia më e prekshme e jetës jashtëtokësore që mund të jetë në pjatën tonë.