Të mallkuar në breza – epigenetika

Postuar në 24 Nëntor, 2015 01:17

A trashëgohet frika dhe trauma e parardhësve? Pra a “të zë mallkimi i të parëve” siç i thonë një fjale? Përgjigja në rastin më të mirë është komplekse, përderisa dhe disa fusha të shkencës marrin në konsideratë se ka një linjë inherente në këtë kuadër. Një eksperiment i kryer nga Universiteti Emory, nxori në pah disa rezultate që theksojnë dukurinë e trashëgimit të traumave: Brian Dias, studiues në këtë universitet vuri re te një grup minjsh laoratori se ata kishin frikë të nuhasnin acetofenone, ndonëse nuk ishin ekspozuar më parë ndaj saj. Dias studionte sesi mjedisi dhe ndikimi i tij tek parardhësit, lë gjurmë tek pasardhësit. U zbulua se tre breza minjsh kishin zhvilluar receptorë për aromën më të ndjeshëm sesa tek minj të tjerë. Kjo ka mjaftuar që Dias të përfundojë se “pasardhësit trashëgojnë gjurmët e truamva etë parardhësve”. Kjo dukuri, pra ndryshimet në shprehitë genetike të shkaktuar nga faktorë mjedisorë, apo rrethanorë, quhet Epigenetika. Sekuenca e ADN-së nuk ndryshon, por thjesht modifikimi epigenetik konsiston në aktivizimin ose çaktivizimin e geneve specifike dhe shpesh mendohet se trashëgohet. Kjo çështje ka krijuar debat të madh. Kështu një studim i drejtuar nga Francez Champagne në vitin 2006 gjeti se neglizhenca materne tek minjtë, shkaktonte metilimin(dukuria e modifikimit që përkufizon epigenetikën) në ADN të estrogenit në receptorët e pasardhësve femra. Kur këta pasardhës u rritën dhe u bënë me pasardhës të vetët, niveli i rënë i estrogjenit çoi tek mohimi prej tyre i fëmijëve, njësoj si nënat e tyre. Kjo është më tepër trashëgimi përmes sjelljes sesa transmetim direkt nga ADN.

Rasti më i njohur historik i epigenetikës tek njerëzit vjen nga një episod në LIIB. Episodi quhet Dimri Holandez i Urisë. Në dimrin e vitit 1944-1945, Gjermania provokoi urinë në Hollandë. Hollandezët mbajtën të dhëna të kujdesshme të familjeve dhe të lindjeve gjatë Dimrit të Urisë dhe ishin në gjendje të gjurmonin pasojat e periudhës së urisë tek femrat shtatzanë. “Kërkuesit monitoruan pasardhësit dhe çfarë vunë re ishte se ka disa relacione sipas të cilave nëse nëna shtazanë vuan nga uria, fëmija ka rrezik më të madh që gjatë jetës të preket nga obeziteti dhe nga diabeti i tipit 2”, sqaron Barry Starr,  genetist nga Universiti i Stanford. Po kështu epigenetika prek edhe sjelljen. Një studim i vitit 2007 zbuloi se të mbijetuarit e Holokaustit me çrregullime stresi post traumatik i kaluan fëmijëve të vet një predispozitë të ngjashme. Që në vitet ’70 është provuar se trashëgimia është përgjegjëse për mbi 60% të të ashtuquajturave pesë gjurmë të personalitetit: sinqeriteti, ndërgjegjësimi, nevoja e të qenit i vlerësuar, neurotika dhe socializimi. Nëse ky përçim që gjen shpjegim tek biheviorizmi do të kuptohej pa ngarkesat semantike që sjell me vete, kuptimi për fatin dhe mallkimin do të kishte ndryshuar. 

http://nautil.us/issue/30/identity/science-is-proving-that-tragic-curses...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.