epigenetika

Trashëgojmë më shumë sesa vetëm genet e prindërve

Postuar në 15 Korrik, 2017 10:23

Kërkues nga Instituti Max Planck për Imunologjinë dhe Epgenetikën kanë arritur në përfundimin se instruksionet epigenetike transferohen nga brezinnë brez. Deri më sot debati rreth kësaj çështjeje ka qenë i përqendruar në faktin nëse ndryshimet epigenetike, që janë në thelb memorizim nga qelizat i ndryshimeve të imponuara nga stili i jetës, dieta, stresi etj.,kalon apo jot e pasardhësit. Pra a jemi në diçka më shumë sesa thjesht kombinim genesh të prindërve? 

Konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat

Postuar në 03 Qershor, 2017 16:11

Studiuesit në universitetin e Upsalas në Suedi kanë arritur në konkluzionin se konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat. Ndryshime të cilat konsistojnë në aktivizimin e disa geneve si pasojë e veprimit të aktorëve të jashtëm. Këto gene ndërveprojnë me metabolzimin gjatë sëmundjes së kancerit dhe çlirimit të estrogjenit. Studime të mëhershme kanë provuar se konsumi i kafes dhe çajit luan një rol në frenimin e  tumoreve, uljen e inflamacioneve dhe në metabolizmin e estrogjenit. Por për çajin ndryshimet epigenetike prekin vetëm femrat.

Gjenet nuk thonë gjithçka*

Postuar në 15 Nëntor, 2016 12:02

Teza e unifikuar e pjesës kryesore të biologjisë moderne bazohet në torinë e evolucionit të Çarls Darvinit, procesit natyror të pëërzgjedhjes, sipas të cilit natyra përzgjedh organizmat më të adaptueshëm dhe më të përshtatshëm për t’u riprodhuar, shumuar dhe mbijetuar. Ky proces quhet gjithashtu edhe përshtatje dhe veçoritë që mendohet se e ndihmojnë një individ të mbijetojë konsiderohen si përshtatëse. Teksa organizmat ndryshojnë dhe variante të reja marrin jetë, speciet shfaqen dhe evoluojnë.

Të mallkuar në breza – epigenetika

Postuar në 24 Nëntor, 2015 01:17

A trashëgohet frika dhe trauma e parardhësve? Pra a “të zë mallkimi i të parëve” siç i thonë një fjale? Përgjigja në rastin më të mirë është komplekse, përderisa dhe disa fusha të shkencës marrin në konsideratë se ka një linjë inherente në këtë kuadër. Një eksperiment i kryer nga Universiteti Emory, nxori në pah disa rezultate që theksojnë dukurinë e trashëgimit të traumave: Brian Dias, studiues në këtë universitet vuri re te një grup minjsh laoratori se ata kishin frikë të nuhasnin acetofenone, ndonëse nuk ishin ekspozuar më parë ndaj saj.

Subscribe to RSS - epigenetika