Konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/06/tea_2017_06_03_16.jpg?itok=O-hDh2Tc)
Studiuesit në universitetin e Upsalas në Suedi kanë arritur në konkluzionin se konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat. Ndryshime të cilat konsistojnë në aktivizimin e disa geneve si pasojë e veprimit të aktorëve të jashtëm. Këto gene ndërveprojnë me metabolzimin gjatë sëmundjes së kancerit dhe çlirimit të estrogjenit. Studime të mëhershme kanë provuar se konsumi i kafes dhe çajit luan një rol në frenimin e tumoreve, uljen e inflamacioneve dhe në metabolizmin e estrogjenit. Por për çajin ndryshimet epigenetike prekin vetëm femrat. Studimi thjesht konstaton se çaji përmban agjentë farmakologjikë aktivë që kanë të bëjnë me gjendjet kancerogjene dhe metabolzimin e hormonit estrogjen, por nuk përcaktohet ende nëse këto ndryshime në nive epigenetik sugjerojnë nëse duhet konsumuar apo jo çaj. Këtu kuptohet më mirë roli i ndërmjetësimit epigenetik si mekanizëm, më shumë sesa ndikimi pozitiv apo negativ për të cilin nevojiten studime të tjera.
https://medicalxpress.com/news/2017-05-tea-consumption-epigenetic-women....
Add new comment