25 qershori
Përpjekja për të riaktivizuar 18 majin si program bashkëqeverisjeje
Situata paszgjedhore në Shqipëri është edhe më paradoksale sesa ajo parazgjedhore. Kemi një parti politike që ka fituaar bindshëm zgjedhjet, që ka 74 mandate dhe ka arritur maksimalisht objektivin e shpallur elektoral: ka marrë timonin e vetme. E megjitthatë nisma e parë politike pas fitores së zgjedhjeve nuk është përgatitja për qeverinë e re që do të niste nga shkarkimi i ministrave teknikë, por vendosja e një komunikimi me “popullin” për të qartësuar platformën e bashkëqeverisjes.
Zgjedhjet e 25 qershorit, elektorati i partive dhe efekti i sistemit
Në këtë analizë do të shqyrtoj efektin e metodës së konvertimit të votave në mandate dhe mandatet e sigurta që subjektet do ti siguronin vetëm, në bazë të përqindjeve të tyre në çdo qark(në mënyrë të pavarur nga subjektet e tjera), si dhe mandatet që kanë varësi me subjektet e tjera (pra nga konfiguracioni i tyre në këto zgjedhje – 18 parti në çdo qark).
1. Efekti i metodës.
Deri në shtator janë të gjithë (në) qeveri
Pasi bëri ironi me PD-në, kryetari i emëruar i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë sot me një qëndrim politik zyrtar për marrëveshjen Rama – Basha.
“Është e rëndësishme që do të kemi zgjedhje më 25 qershor. Sot kemi një garë politike të barabartë dhe LSI vijon të ketë bindjen se do të jetë forcë e parë politike. Ne na vjen keq që janë përjashtuar disa parti nga zgjedhja e mënyrës së konkurimit. LSI nuk ka asnjë ndikim në këtë”, tha ai.