Deri në shtator janë të gjithë (në) qeveri

Postuar në 19 Maj, 2017 12:55

Pasi bëri ironi me PD-në, kryetari i emëruar i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë sot me një qëndrim politik zyrtar për marrëveshjen Rama – Basha.

Është e rëndësishme që do të kemi zgjedhje më 25 qershor. Sot kemi një garë politike të barabartë dhe LSI vijon të ketë bindjen se do të jetë forcë e parë politike. Ne na vjen keq që janë përjashtuar disa parti nga zgjedhja e mënyrës së konkurimit. LSI nuk ka asnjë ndikim në këtë”, tha ai.

Sipas tij marrëveshja evitoi kaosin, ndërkohë që një ditë më parë e cilësoi antikushtetuese. Vasili ka bërë të qartë se LSI-ja do të vijojë të jetë në qeveri me PS-në deri në zgjedhje, ndonëse kryeministri shkarkoi atë që deshi pa i dhënë kujt llogari. Afërsisht 4 muaj që do ketë një bashkëqeverisje deri sa kuvendi i ri të votojë në shtator qeverinë e re. Kohë që Vasili dhe partia e tij do ta shfrytëzojë deri në fund për të mjelur të mirat e pushteti ne funksion të xhepit dhe llogarive per vota. E ndërkohë që PD-ja shpalli fitoren, LSI-ja shpall vazhdimësinë, kurse PS-ja shpall triumfin. Kush është opozitë në këtë vend dhe vallë u cenua kush nga kjo marrëveshje?

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.