2016

2016/152 milionë fëmijë të përfshirë në punë. 1/3 nuk shkojnë në shkollë

Postuar në 19 Shtator, 2017 16:27

Rreth 152 milionë fëmijë në botë, apo 1 në çdo 10 fëmijë janë të përfshirë në punë. Po kështu 72 525 000 bëjnë punë të rrezikshme, më shumë se 1/3 nuk shkojnë në shkollë. Shifrat janë publikuar nga një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, agjenci e OKB-së. Në krahasim me vitin 2000 numri i fëmijëve të përfshirë në punë ka rënë me 94 milioë, por ritmi i rënies është ngadalësuar. Fëmijët janë të moshës 5-17 vjeç ndërkohë që për vitin 2016, llogaritet se 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne dhe 89 milionë përjetuan forma të saj.

Viti letrar 2016, banaliteti e thagmat me temat e titujt

Postuar në 03 Maj, 2017 12:17

Në vitin 2016, në Shqipëri, janë botuar 851 tituj. Krahasuar me vitet paraardhëse, shifrat janë pak a shumë të përafërta, ose thënë ndryshe “asgjë e re nga fronti i librave”:

– 856 tituj në 2015

– 954 tituj në 2014

– 819 tituj në 2013

Borxhlinjë e Tatimeve, shtohen 5 mijë debitorë vetëm në 2016

Postuar në 02 Janar, 2017 20:14

Numri i kompanive private që nuk kanë paguar detyrimet në kohë ndaj organeve taimore është rritur në vitin 2016. Gjatë vitit që sapo u mbyll janë shtuar edhe 5 mijë debitorë të rinj në organet tatimore, duke arritur një total prej 19.834 subjekte në listën e debitorëve. TemaTv

Parashikim i zymtë për ekonominë në 2016

Postuar në 16 Janar, 2016 10:06

Në 25 vjet, ekonomia shqiptare ka mbetur si ai i sëmuri që nuk mund të ecë pa ndihmën e patericave, ose përndryshe rrezikon të rrëzohet. Në gjysmën e parë të tranzicionit u mbajt nga remitancat, konsumi, hyrjet e valutës në rrugë formale e informale, rritja e shpejtë e bizneseve nga hiçi, ndërtimet që dalëngadalë i zunë frymën vendit. Dhe ia doli të rritej me deri 8% deri në 2008-n. Më pas, duke mos arritur të gjejë serumin e duhur, i sëmuri u rëndua edhe më shumë. Ilaçet nga jashtë u pakësuan, të brendshmet ishin të skaduara dhe shpesh bënin efektin e kundërt, duke përkeqësuar shëndetin.

Projektbuxheti 2016/Cani: “Mblodhëm më shumë para se qeveria e shkuar. Për 2016-ën, 8% më shumë të ardhura”

Postuar në 25 Nëntor, 2015 11:43

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nisur raportimin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2015. Debati është përqendruar tek të ardhurat në buxhet, një pikë e nxehtë kjo diskutimi përgjatë gjithë këtij viti. Ministri thotë se qeveria aktuale ka realizuar të ardhura më shumë sesa qeveria e shkuar dhe për ilustrim ka sjellë shifrat e vitit 2013. “A janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit në krahasim me vitin 2013? Fundviti 2013 u mbyll me 327.1 miliardë lekë. Fundvitin 2015 parashikojmë ta mbyllim me 387 miliardë lekë. A është 387 më e madhe se 327.1?

Buxheti 2016 sjell përplasjet e para të vendorëve socialistë me Canin

Postuar në 17 Tetor, 2015 09:54

Transferta e pakushtëzuar e fondeve për pushtetin vendor u kundërshtua dje nga drejtuesit e majtë të Bashkive të Durrësit dhe Elbasanit duke sjellë kështu dhe përplasjet e para. “Panorama” shkruan se Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini kanë kërkuar më shumë fonde për pushtetin vendor dhe kundërshtuan mënyrën e llogaritjes të tij. Shkak është pasi kriteri bazë për ndarjen e fondeve vendore do të përdoret koncepti i banorit rezident efektiv për popullsinë, sipas censusit, me 30 për qind të diferencës mes regjistrit të gjendjes civile.

Subscribe to RSS - 2016