Slideri Kryesor

Papa zgjeron Kolegjin e Kardinalëve me 21 emërime të reja

Postuar në 07 Tetor, 2024 12:52

Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj, duke rritur ndjeshëm madhësinë e kolegjit të kardinalëve, i cili një ditë do të zgjedhë edhe pasardhësin e tij në krye të Kishës Katolike.

Sulmi ndaj programit bërthamor iranian, vendim i ShBA. Izraeli nuk ka kapacitete

Postuar në 07 Tetor, 2024 01:44

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar në një intervistë për “The Telegraph” se goditja e programit bërthamor iranian është vendim i ShBA dhe se Izraeli nuk i ka kapacitetet për ta bërë i vetëm këtë.

Izraeli mund të mos ketë kapacitete për të penetruar bunkerët e thellë nëntokësorë që janë përhapur në pjesë të ndryshme të Iranit. Një sulm mbi programin bërthamor iranian do të mund të kryhej nga ShBA me ndihmën e Izraelit.

Origjina e hasidimëve - Të Devotshmit

Postuar në 06 Tetor, 2024 22:34

 

Para lindjes së Izraelit Baal Shem Tov në vitin 1700, grupe të ndryshme hebrenjsh quheshin Hasidim, që do të thotë "të devotshëm".

Për shembull, në shekullin e 1 p.e.s, kishte Hasidim, burra e gra që ishin vëzhgues të pakompromis të ligjit hebre. Ata u bashkuan me revoltën makabe kundër seleukidëve helenistë dhe ishin partnerë në fitoren e betejës për të shpëtuar judaizmin, që rezultoi në festën e Hanukahut.

Nuk është Luftë, por ekstazë vrasjesh në Lindjen e Mesme

Postuar në 06 Tetor, 2024 18:43

Lufta e Izraelit është ndërkombëtarizuar tashmë dhe ka kapërcyer kufinjtë e çdo kontrolli të mundshëm. Ndërkohë që zyrtarë të latë izraelitë flasin përditë për një sulm eventual ndaj Iranit, ende i cilësuar si një e keqe për t’u eliminuar, goditjet në Gaza dhe Liban vazhdojnë. Madje me ndëryrje tokësore.

“Izraeli nuk e ka të gjatë”

Postuar në 06 Tetor, 2024 18:24

Sulmi i befasishëm ndaj Izraelit i nisur nga Hamasi vitin e kaluar ishte një hap “logjik dhe ligjor” drejt mposhtjes së regjimit “djallëzor dhe frikacak” sionist, ka thënë lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Të premten, në predikimin e tij të parë publik në gati pesë vjet, Khamenei mbrojti veprimet kundër Izraelit nga "boshti i rezistencës", i cili përfshin Hezbollahun me bazë në Liban dhe grupin palestinez Hamas.

Nevoja për të besuar që të Kuptojmë humanitetin tonë*

Postuar në 06 Tetor, 2024 18:09

 

Do vrasim Khamenein dhe godasim programin bërthamor iranian. Shumë më pak nga sa bëri Irani

Postuar në 06 Tetor, 2024 13:50

Nuk është vetëm Netanyahu që po kërkon të lajë hesapet me frikën e Izraelit për të ekzistuar. Por edhe me frikën nga një histori 70 vjeçare krimesh dhe genocidi. Është mesa duket i gjithë spektri politik, ndonëse raportime se elita “laike” po largohet nga vendi. Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, sipas të cilit “Izraeli mund të hakmerret ndaj Iranit, por duhet ta ketë kundërpërgjigjen proporcionale”.

Musk dhe Trump, fushatë kundër dështimit të programuar të demokracisë amerikane

Postuar në 06 Tetor, 2024 12:25

Sipërmarrësi i mirënjohur Elon Musk, ka marrë pjesë në një takim elektoral të Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke bërë thirrje që të gjithë të votojnë. Takimi është zhvilluar në Pensylvania, aty ku Trump iu bë atentat.

Musk ka kohë që e sheh fushatën e demokratëve si një atentat ndaj demokracisë amerikane e cila sipas tij synon të formalizojë vlerën e zgjedhjeve përmes ndryshimit demografik në SHBA.

Ballkani Perëndimor po bëhet paradhoma industriale e BE-së

Postuar në 05 Tetor, 2024 20:28

Investimet e huaja janë rritur në Ballkanin Perëndimor sidomos pas pandemisë. Një studim i ri i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vëren se flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) kanë tejkaluar ndjeshëm vlerat e ekuilibrit afatgjatë në disa vende.

Ky interes i shtuar shpjegohet me disa faktorë, mes të cilëve edhe afërsia gjeografike me Bashkimin Evropian (BE), fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot e ulëta të punës.

Sulmi iranian evidentoi defiçitin në mbrojtjen izraelite

Postuar në 05 Tetor, 2024 20:16

Goditja e fundit e Iranit mbi Izraelin ka evidentuar defiçitet e këtij të fundit në sistemin e Mbrojtjes ajrore. Sipas gazetës amerikane “The Wall Street Journal” nga 182 raketa balistike të lëshuara nga Irani, rreht 32 arritën të godasin bazën ajrore të Nevatimit dhe një raketë ra afër drejtorisë qendrore të MOSSAD-it. Irani përdori raketa balistike, jo kruiz, pasi ato fluturojnë me shpejtësi më të madhe, ndërkohë që në aspektin e kostove, predhat kundërajrore izraelite janë më të kushtueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor