Sulmi iranian evidentoi defiçitin në mbrojtjen izraelite
Goditja e fundit e Iranit mbi Izraelin ka evidentuar defiçitet e këtij të fundit në sistemin e Mbrojtjes ajrore. Sipas gazetës amerikane “The Wall Street Journal” nga 182 raketa balistike të lëshuara nga Irani, rreht 32 arritën të godasin bazën ajrore të Nevatimit dhe një raketë ra afër drejtorisë qendrore të MOSSAD-it. Irani përdori raketa balistike, jo kruiz, pasi ato fluturojnë me shpejtësi më të madhe, ndërkohë që në aspektin e kostove, predhat kundërajrore izraelite janë më të kushtueshme.
Ndaj Izraeli duhet të prioritizojë mbrojtjen e vet duke lënë zbuluar disa zona
citohet gazeta amerikane.
Megjithatë sulmi iranian nuk arriti të japë një goditje domethënëse mbi mbrojtjen izraelite. Debati mbi këtë çështje lidhet me faktin se sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit gati është mitizuar si i pakalueshëm, ndërkohë që si në sulmin e para disa javëve, ashtu edhe tani, mbrojtjen e Izraelit e asistoi SHBA.
Add new comment