Papa zgjeron Kolegjin e Kardinalëve me 21 emërime të reja

Postuar në 07 Tetor, 2024 12:52

Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj, duke rritur ndjeshëm madhësinë e kolegjit të kardinalëve, i cili një ditë do të zgjedhë edhe pasardhësin e tij në krye të Kishës Katolike.

Emrat e rinj përfshijnë – Imzot Angelo Acerbi, një diplomat 99-vjeçar në pension i Vatikanit, i cili dikur u mbajt peng për gjashtë javë në Kolumbi nga guerilët e majtë. Ai bëhet kështu kardinali më i vjetër në Vatikan. Ndërsa peshkopi Mykola Bychok, 44 vjeç, kreu i vjetër i kishës katolike greke të Ukrainës në Melburn, Australi, është bërë kardinali më i ri. Emërimi i tij i jep Ukrainës kardinalin e saj të vetëm, duke dërguar një mesazh delikate politik ndërsa lufta e Rusisë po vazhdon. Ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andrii Yurash, vlerësoi nominimin, edhe pse Françesku zgjodhi kreun e kishës katolike greke të Ukrainës në Australi në vend të kreut me bazë në Kiev, Sviatoslav Shevchuk.

Kardinalët e rinj do të marrin kapelet e tyre të kuqe në një ceremoni, të njohur si konsistori, më 8 dhjetor, një ditë feste që fillon zyrtarisht sezonin e Krishtlindjeve në Romë. Ky do të jetë konsistori i 10-të i Papës dhe hyrja më e madhe e kardinalëve në moshë votimi në kolegj në pontifikatin e tij 11-vjeçar. Acerbi është i vetmi nga anëtarët e rinj që është mbi 80 vjeç dhe si rrjedhim shumë i vjetër për të votuar për një Papë të ri.

Zakonisht kolegji ka një kufi prej 120 kardinalësh në moshë votimi, por papët shpesh e kalojnë kufirin përkohësisht ndërsa kardinalët ekzistues plaken. Deri më 28 shtator, kishte 122 kardinal-elektorë; kjo do të thotë se shtesat e reja do ta çojnë numrin në 142.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.