Sulmi ndaj programit bërthamor iranian, vendim i ShBA. Izraeli nuk ka kapacitete

Postuar në 07 Tetor, 2024 01:44

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar në një intervistë për “The Telegraph” se goditja e programit bërthamor iranian është vendim i ShBA dhe se Izraeli nuk i ka kapacitetet për ta bërë i vetëm këtë.

Izraeli mund të mos ketë kapacitete për të penetruar bunkerët e thellë nëntokësorë që janë përhapur në pjesë të ndryshme të Iranit. Një sulm mbi programin bërthamor iranian do të mund të kryhej nga ShBA me ndihmën e Izraelit.

Duhet të jetë një vendim amerikan. Ka shumë shënjestra për Izraelin që mund të jenë të dhimbshme dhe domethënëse si dhe me gjasë mund ta frenojnë Iranin

është shprehur ai.

Olmert urdhëroi invazionin e dytë të Libanit më 2006 dhe goditjen e Sirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.