Slideri Kryesor
Do vrasim Khamenein dhe godasim programin bërthamor iranian. Shumë më pak nga sa bëri Irani
Nuk është vetëm Netanyahu që po kërkon të lajë hesapet me frikën e Izraelit për të ekzistuar. Por edhe me frikën nga një histori 70 vjeçare krimesh dhe genocidi. Është mesa duket i gjithë spektri politik, ndonëse raportime se elita “laike” po largohet nga vendi. Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, sipas të cilit “Izraeli mund të hakmerret ndaj Iranit, por duhet ta ketë kundërpërgjigjen proporcionale”.
Musk dhe Trump, fushatë kundër dështimit të programuar të demokracisë amerikane
Sipërmarrësi i mirënjohur Elon Musk, ka marrë pjesë në një takim elektoral të Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke bërë thirrje që të gjithë të votojnë. Takimi është zhvilluar në Pensylvania, aty ku Trump iu bë atentat.
Musk ka kohë që e sheh fushatën e demokratëve si një atentat ndaj demokracisë amerikane e cila sipas tij synon të formalizojë vlerën e zgjedhjeve përmes ndryshimit demografik në SHBA.
Ballkani Perëndimor po bëhet paradhoma industriale e BE-së
Investimet e huaja janë rritur në Ballkanin Perëndimor sidomos pas pandemisë. Një studim i ri i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vëren se flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) kanë tejkaluar ndjeshëm vlerat e ekuilibrit afatgjatë në disa vende.
Ky interes i shtuar shpjegohet me disa faktorë, mes të cilëve edhe afërsia gjeografike me Bashkimin Evropian (BE), fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot e ulëta të punës.
Sulmi iranian evidentoi defiçitin në mbrojtjen izraelite
Goditja e fundit e Iranit mbi Izraelin ka evidentuar defiçitet e këtij të fundit në sistemin e Mbrojtjes ajrore. Sipas gazetës amerikane “The Wall Street Journal” nga 182 raketa balistike të lëshuara nga Irani, rreht 32 arritën të godasin bazën ajrore të Nevatimit dhe një raketë ra afër drejtorisë qendrore të MOSSAD-it. Irani përdori raketa balistike, jo kruiz, pasi ato fluturojnë me shpejtësi më të madhe, ndërkohë që në aspektin e kostove, predhat kundërajrore izraelite janë më të kushtueshme.
Ende s’kam arrit paqtimin me vendin tim
Modeli sovjeto-finlandez si zgjidhje e konfliktit Rusi-Ukrainë
Një mënyrë për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas ish-shefit të NATO-s, është lëshimi nga Kievi i një pjese të territorit të vendit. Në intervistën e parë pasi la detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se Ukraina mund të detyrohet të rinegociojë duke e parë rivendosjen e kufijve të vitit 1991 si një parakusht për çdo marrëveshje paqeje.
As kumbara e AI nuk e di çfarë është Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme
AGI ose Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme është një projekt i OpenAI, për të cilin janë mbledhur plot 6.6 miliardë dollarë. Projekti synon të krijojë një mënyrë të re që "i sjell dobi të gjithë njerëzimit".
Por se çfarë është AGI nuk është ende e qartë. Madje, këtë nuk e ka të qartë as ajo që njihet si « kumbara » e AI.
Në një diskutim në samitin e lidershipit të inteligjencës artificiale të Credo AI, Fei-Fei Li, një studiuese me famë botërore, tha se as ajo nuk e di se çfarë është AGI.
Objekti i komisionit "Xhafa" mbetet tërësisht Politik pas bojkotit nga Drejtësia
Komisionin Parlamentar për Antikorrupsionin, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, një i drejtë mes të padrejtëve ky, është bojkotuar nga të gjitha institucionet kushtetuese të drejtësisë. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLP, KLGj, ILDKPI dhe Gjykata Kushtetuese, i kanë thënë JO, pjesëmarrjes me ekspertë në këtë komision që tashmë mbetet me objekt pune tërësisht të politizuar.
Ofensivë diplomatike e Iranit në botën arabe. Paqe me Sauditët
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka pritur në Doha të Katarit ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite faisal bin Farhan Al Saud me të cilin siç raportohet është diskutuar promovimi i marrëdhënieve dypalëshe. Pezeshkian ka bërë thirrje për unitet mes myslimanëve, duke vënë në dukje se të dyja vendet do të ecin përpara për të eliminuar dallimet. Nga ana e vet ministri saudit ka nënvizuar vendosmërinë e vendit të tij për të zhvilluar marrëdhëniet me Iranin.
Komente për një takim Putin-Biden. Rusia i "ofron" BE-së Eurazinë pa SHBA-të
Samiti i G20 i muajit nëntor në Brazil mund të inaugurojë një moment kthese për krizën ukrainase. Një ditë më parë, agjencia ruse e lajmeve, “TASS” sillte në vëmendje një deklaratë të presidentit amerikan Joe Biden që në interepretimin e saj, “nuk përjashtonte një takim me presidentin rus Putin” në Brazil.
Por unë besoj se Putin nuk do të shfaqet
citohet Biden.