Ofensivë diplomatike e Iranit në botën arabe. Paqe me Sauditët

Postuar në 04 Tetor, 2024 17:19

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka pritur në Doha të Katarit ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite faisal bin Farhan Al Saud me të cilin siç raportohet është diskutuar promovimi i marrëdhënieve dypalëshe. Pezeshkian ka bërë thirrje për unitet mes myslimanëve, duke vënë në dukje se të dyja vendet do të ecin përpara për të eliminuar dallimet. Nga ana e vet ministri saudit ka nënvizuar vendosmërinë e vendit të tij për të zhvilluar marrëdhëniet me Iranin. 

Ne dëshirojmë të mbyllim kapitullin e dallimeve mes nesh dhe të punojmë së bashku drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura për t’i shndërruar marrëdhëniet tona si ato mes dy vendeve vëllezër

ka thënë bin Farhan Al Saud.

Takimi vjen në kontesktin e një krize shumë të thellë në Lindjen e Mesme, me një Izrael që ka shpallur tashmë fushatën e pastrimit të kufinjve nga Hezbollah dhe të territorit të vet nga Hamasi. Ndërkohë TelAvivi ka kryer goditje në Jemen, ku veprojnë militantët Houthi, krah i armatosur i Iranit që kërcënojnë rrugëkalimet e tregtisë ndërkombëtare.

Bashkëpunimi në këtë fazë mes dy vendeve që janë parë shpesh si rivalë rajonalë, përfaqëson një kthesë që ka rëndësi, nisur nga fakti se dallimet në fjalë janë shfrytëzuar nga SHBA. Po kështu monarkitë e Gjirit kanë deklaruar neutralietin e plotë në konfliktin e tanishëm Iran-Izrael.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.