Slideri Kryesor
Presidenca hungareze provokon debate. Orban: BE-ja do të rrëzojë qeverinë time
Dorëzimi i programit të presidencës hungareze është shfrytëzuar nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber i Partisë Popullore Europiane për të vënë në dukje divergjencat e tyre me Budapestin zyrtar. Von der Leyen ka akuzuar Hungarinë për politika filoruse dhe se ka ndjekur një qasje jo të përshtatshme për imigracionin.
Afër një konflikti të madh në Lindjen e Mesme
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov ka deklaruar se një luftë e madhe në Lindjen e Mesme është e mundshme, por sipas tij ajo mund të shmanget.
Po ndjekim nga afër dhe me ankth ngjarjet, rreziku i një konflikti në shkallë të gjerë është në të vërtetë i lartë. Prirja për përshkallëzim në një konflikt të përgithshëm është një rrezuik real. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen. Jemi në dialog intensive me vendet në rajon. Dhe sërish: një luftë e madhe mund të shmanget por çdokush duhet të përmbahet
Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros nga objekti brenda bazës detare Shëngjin
Tre vjet hetime për të arritur në vendimin se objekti i ndërtuar brenda bazës detare të Shëngjinit të lirohet nga sekuestroja. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar heqjen e sekuestros preventive për objektin dhe pushimin e proçedimit penal të regjistruar për vepren penale të "Shpërdorimit të Detyrës". Procedimi penal në lidhje me çështjen në fjalë nisi nga SPAK për veprën “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës.
“Franca nuk toleron goditjen e paqeruajtësve nga Izraeli”
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënon shënjestrimin e qëllimshëm të paqeruajtësve të OKB-së nga Izraeli. Këta të fundit u u plagosën nga zjarri izraelit për të dytën ditë radhazi në Liban.
“Ne e dënojmë, nuk e tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë nëse ndodh më”, deklaroi Macron nga Qipro.
Ksenofobia kineze/ Çfarë fshihet pas agresionit ndaj të huajve
Kryeministri spanjoll: Të ndalet furnizimi me armë i Izraelit
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalë së furnizuari me armë Izraelin. Sipas tij kjo ndihmë kontribuon në përshkallëzimin e dhunës.
Është urgjente, në dritën e asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme që komuniteti ndërkombëtar të ndalë eksportimin e armëve drejt qeverisë izraelite
Grupi i gjakut përcakton gjasat e goditjes në tru
Grupi i gjakut luan një rol të veçantë në përballjen e individëve me ishemi apo hemorragji cerebrale në moshë relativisht të re. Njerëzit me një nga grupet e gjakut të tipit A kanë më shumë gjasa të pësojnë një të tillë para moshës 60 vjeçare krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku.
The Economist: Ukraina po e humb luftën sepse Zelensky po injoron realitetin
Revista “The Economist” boton një artikull me titull “Lufta po shkon keq. Ukraina dhe aleatët e saj duhet të ndryshojnë kursin”.
Presidenti ankohet te homolgu turk për "zyrat e vogla"
Mediat raportojnë se presidenti i Republikës Bajram Begaj i qan hallin homologut turk Erdogan se ka zyrat e vogla. Ndaj ai ndan me të shqetësimin se do t'i kërkojë z. Rama zyra tê reja.
Do i them Edit që na duhet një zyrë tjetër
dëgjohet Bajrami i Presidencës. Me shaka kuptohet.
Xhami dhe dronë për Pasha-Limanin e Europës
Më 10 tetor 2024 Shqipëria mori dy dhurata nga Turqia: Xhaminë e Namazgjasë dhe dronët kamikazë.
Të parën për besimtarët, të dytën për trimat. Kryeministri Edi Rama tha se dronët janë një mesazh i Turqisë se Shqipëria është e pagoditshme. Nga kush? Askush nuk e di.
Një shtet bën dhuratë dronët kur ata janë kërkuar më parë, pa folur për faktin se kush do t’i operojë këta dronë. Mos do jenë si xhamia? Armë në menaxhim turk?
Nëse hedh një sy në internet mund të gjesh shpjegime sesi kjo kategori arme ka evoluuar nga armë kundër sistemeve ajrore në armë sulmi.