Presidenca hungareze provokon debate. Orban: BE-ja do të rrëzojë qeverinë time
Dorëzimi i programit të presidencës hungareze është shfrytëzuar nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber i Partisë Popullore Europiane për të vënë në dukje divergjencat e tyre me Budapestin zyrtar. Von der Leyen ka akuzuar Hungarinë për politika filoruse dhe se ka ndjekur një qasje jo të përshtatshme për imigracionin. Replika ka qenë deri diku e ashpër dhe e drejtpërdrejtë. Në faqen e vet online, kryeministri hunagrez, vë në dukje se liderët e KE-së dhe të Partisë Popullore po lobojnë që të rrëzohet qeveria legjitime në Budapest dhe kërkojnë zëvendësimin e saj me një qeveri kukull që ai e quan: Brukseliste.
Brukseli dëshiron të delegojë në qeverinë hungareze një socialist dhe një anëtarë të PPE-së që do të mbështesë objektivat e Brukselit, që janë vetë shkaku i konfliktit mes Brukselit dhe Hungarisë. Ky do të ishte fundi i qeverisë sovrane në Hungari
është shprehur ai.
Orban ka shkuar më tej kur ka vënë në dukje se lloji i debatit që u pa në Parlamentin Europian mund të ketë tronditur imazhin e Europës tek hungarezët.
Ne kemi menduar se aty ka njerëz inteligjentë
është shprehur ai ndër të tjera. Sipas tij BE-ja po dëshmohet e paaftë për të gjetur një rrugëdalje nga “kurthi I konkurencës” kështu që “Hungaria duhet të mendojë për vete më tepër sesa për Europën” edhe pse Hungaria mban presidencën e BE-së.
Add new comment