Grupi i gjakut përcakton gjasat e goditjes në tru

Postuar në 11 Tetor, 2024 14:19

Grupi i gjakut luan një rol të veçantë në përballjen e individëve me ishemi apo hemorragji cerebrale në moshë relativisht të re. Njerëzit me një nga grupet e gjakut të tipit A kanë më shumë gjasa të pësojnë një të tillë para moshës 60 vjeçare krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku.

Llojet e gjakut përcaktohen në bazë të shumëllojshmërisë së kimikateve në sipërfaqen e qelizave tona të kuqe të gjakut. Ndër më të njohurit janë ato të emërtuara A dhe B, të cilat mund të jenë të pranishme së bashku si AB, individualisht si A ose B, ose të mos jenë të pranishme fare, si O. Edhe brenda këtyre llojeve kryesore të gjakut, ka ndryshime delikate që lindin nga mutacionet në gjenet përgjegjëse.

Në një studim të botuar në vitin 2022, studiuesit e gjenomikës zbuluan një marrëdhënie të qartë midis gjenit për nëngrupin A1 dhe fillimit të hershëm të goditjes në tru.

Kjo lidhje doli në pah nga përpunimi i 48 studimeve gjenetike, të cilat përfshinin afërsisht 17 000 njerëz të prekur nga goditja në tru dhe gati 600 000 të tjerë pa një të tillë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin midis 18 dhe 59 vjeç.

Një analizë e llojeve specifike të gjeneve të llojit të gjakut më pas zbuloi se ata individë gjenomi i të cilëve ishte koduar për një variacion të grupit A, kishin një shans 16 për qind më të lartë për një goditje si ishemia apo hemorragjia cerebrale para moshës 60 vjeç, krahasuar me një popullatë të llojeve të tjera të gjakut.

"Ne ende nuk e dimë pse grupi i gjakut A mund të sjellë një rrezik më të lartë," thotë një prej autorëve kryesorë të studimit të publikuar në "Neurology", neurologu vaskular, Steven Kittner, nga Universiteti i Maryland.

"Por ka të ngjarë që kjo lidhet me faktorët e mpiksjes së gjakut si trombocitet dhe proteinat e tjera qarkulluese, të cilat të gjitha luajnë një rol në zhvillimin e mpiksjes së gjakut."

Çdo vit në SHBA rreth 800 000 individë përjetojnë një goditje në tru. Shumica e këtyre rasteve - rreth tre në çdo katër - ndodhin tek moshat 65 vjeç e lart, me rreziqe që dyfishohen çdo dekadë pas moshës 55 vjeçare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.