grupi i gjakut
Grupi i gjakut përcakton gjasat e goditjes në tru
Grupi i gjakut luan një rol të veçantë në përballjen e individëve me ishemi apo hemorragji cerebrale në moshë relativisht të re. Njerëzit me një nga grupet e gjakut të tipit A kanë më shumë gjasa të pësojnë një të tillë para moshës 60 vjeçare krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku.
Studimi paraprak me pacientët e Wuhan: Grupi i gjakut 0 më rezistenti ndaj CoVid 19. Grupi A, më i ekspozuari
Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.
Patentat e reja shtyhen për në 2017, hiqet grupi i gjakut
Patentat e reja për drejtimin e automjeteve do të nisin të jepen në 2017-ën. Sipas Ministrisë së Transporteve procedurat për marrjen e patentave të reja do të kushtëzohen nga nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit të lejes së drejtimit si dhe një udhëzim që rregullon procedurat e marrjes së lejes së drejtimit që nga regjistrimi në autoshkollë deri në kalimin me sukses të provave të kursantit.
Grupi i gjakut ndikon në rrezikun e sëmundjeve dhe në jetëgjatësi
Njerëzit me grup gjaku A, B, apo AB janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kanë prirje për jetëgjatësi më të shkurtër sesa njerëzit me grup gjaku 0. Studimi u krye duke vëzhguar rreth 50 mijë njerëz të moshës së mesme dhe moshës së tretë në verilidnje të Iranit, për shtatë vjet. U konstatua se njerëzit me grupin e gjakut 0, kishin më shumë gjasë që të vdisnin gjatë harkut kohor të studimit për çdo lloj arsye shëndetësore, 9% më shumë sesa ata me grupin e gjakut 0.