Studimi paraprak me pacientët e Wuhan: Grupi i gjakut 0 më rezistenti ndaj CoVid 19. Grupi A, më i ekspozuari

Postuar në 17 Mars, 2020 15:35

Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.

Studiesit e Universitetit të Wuhan megjithatë vënë në dukje se studimi është paraprak dhe ka nevojë për kërkime plotësuese. Por një paralajmërim është bërë:

Njerëzit me grup gjaku A ndoshta do të duhet të mbahen më mirë nën kontroll dhe trajtim mjekësor më agresiv.

Në kontrast më ta, grupi i gjakut 0 ka një rrezik shumë më të ulët për t’u infektuar sesa grupet e tjera të gjakut

thuhet në studim për të cilin studiuesit apelojnë që të mos merret në konsideratë për trajtim klinik.

Një kërkues nga Laboratori Eksperimental në Tianjin, Gao Yigdai është shprehur se studimi në fjalë duhet plotësuar me mostra të tjera. Ai ka kritikuar po ashtu studimin për mangësi pasi nuk jep shpjegime për përfundimet e veta. Pra nuk sqaron ndërveprimin molekular mes virusit dhe qelizave të kuqe të grupeve të ndryshme të gjakut. Gao shton se ndonëse studimi i shtohet vëhzgimeve të ngjashme të bëra për SARS, pra diferencimit që ndodh në infektim për grupe të ndryshme gjaku, ai nuk duhet të merret si alarm nga njerëzit.

Të gjithë duhet të lajnë duart

thekson ai.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rezistenca e madhe e grupit 0 te gjakut ndaj shume semundjeve eshte tashme e njohur nga shkrime dhe analiza te ndryshme mjeksore. Kjo veti e ketij grupi paska rezultuar edhe ne kete rast mjaft rezistent! Veti e natyres!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.