Slideri Kryesor
Pasiguri të reja gjeopolitike për BE-në në Moldavi. Presidentja në balotazh akuzon për ndërhyrje ruse
Një referendum i mbajtur dje në Moldavi rrezikon të hapë një front të ri për Perëndimin. Me një votë prej 52.4% kundër, moldavët janë shprehur kundër projektit të presidentes së vendit, Maia Sandu për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2030.
Problemi është shndërruar në politik, pasi Sandu ka akuzuar për ndërhyrje ruse në referendum. Sipas saj:
Mali i Zi, një status quo dinamik
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, pas praktikisht dhjetë muajsh paqartësie dhe spekulimesh, të kaluara, zyrtarisht, në përpunimin e të dhënave të mbledhura, më në fund ka përfunduar.
Por, beteja lidhur me përqindjet e publikuara – mbi të gjitha lidhur me ato që kanë të bëjnë me etninë, domethënë, përkatësinë kombëtare dhe gjuhën, vazhdon me intensitet të theksuar.
Grija politike e Ballkanit
Opozita serbe po shndërrohet përherë e më shumë në një vektor antagonist me qeverinë dhe Aleksandër Vuçiç.
Lituimi po trajtohet si Kauzë për të ardhmen e Serbsë, Kosova quhet e humbur dhe e shitur ndërkohë që për një politikan të vjetër si Borko Stefanoviç e ardhmja europiane e vendit nuk varet nga dy çështjet në fjalë, por nga eliminimi i autoritarizmit.
Sipas tij Perëndimi po dëshmon hipokrizi me mbështetjen e Vuçiç teksa marrëdhënia institucionale dhe anëtarësimi ka si parakusht demokracinë.
Libani kundërpërgjigjet, 70 raketa drejt Izraelit
Rreth 70 raketa janë lëshuar mëngjesin e sotëm nga Libani drejt Izraelit. Raketat e lëshuara brenda vetëm tre minutave kanë aktivizuar sirenat e alarmit në Galilenë e Sipërme dhe atë perëndimore.
Lajmin e konfirmoi ushtria izraelite në një njoftim. Disa prej raketave janë neutralizuar nga Izraeli, ndërsa të tjera kanë rënë në tokë, duke shkaktuar zjarre.
Shengen me pengesa
Nga data 1 nëntor e këtij viti e deri në fund të prillit 2025 Franca do të vendosë kontrollet kufitare në të gjitha pikat hyrëse të saj me të gjitha vendet.
Në njoftimin e vet Parisi zyrtat i ka komunikuar Komisionit Europian arsyet e vendimit që sipas tij lidhen me kërcënime serioze sigurie dhe aktivitet të terroristëve të nivelit të lartë. Vendimi përputhet me klauzolat e Kodit Kufitar të BE-së, por përfaqëson një moment jo të mirë.
Pas sulmit në shtëpinë e tij në Çezarea, Netanyahu: Nuk ka surpriza për Izraelin
Tri raketa të lëshuara nga Libani - me dyshimin se njëra u lëshua nga Siria - kanë goditur një objekt në Çesarea. Mediat spekulluan se objektiv ishte shtëpia e kryeministrit izraelit Beniamin Netanjyahu. I cili po sot ma dalë në një videomesazh të inskenuar në ambient të hapur duke përsëritur se asgjë nuk e ndal Izraelin.
Në mënyrë të qëllimshme, Netanyahut i është bërë pyetja:
Kryeministër ka ndonjë surprizë për Izraelin?
“Jemi në fazën e parë të një tjetër lufte botërore”
Filozofi francez, Bernard-Henri Lévy, thotë se “perandoria e supozuar” e Amerikës dhe aleatët e saj gjenden përballë një “sulmi të madh të një fronti gjithnjë e më të gjerë e më solid”, i përbërë nga Kina, Rusia, Turqia, Irani, dhe radikalizmi islamik.
Njerëzimi sipas tij ka hyrë në fazën e hershme të një lufte botërore dhe dy vijat kryesore të frontit janë Ukraina dhe Izraeli. Fronti i tretë, sipas tij, do të bëhet shumë shpejt Tajvani.
12 imigrantë erdhën. 12 Emigrantë ikën
12 imigrantë afrikanë erdhën në Shqipëri. Përmes një modeli që u shpall si zgjidhje për Europën. Sapo zbritën, 12 imigrantët u nisën për në Itali sepse e vendosi gjykata. Pse i shkojnë kqq shumë këtij vendi kësi incidentesh me të cilat as qesh dot, as kuptom dot gjë.
Qesharakët janë në të dyja anët e detit.
Kulti i marksizëm-leninizmit dhe zhbërja e filozofisë
Marksizëm-leninizmi si ideologji sunduese
Çështjen me të cilën do të merrem në këtë artikull do ta formuloja kësisoj: çka ndodhi me filozofinë e Marksit, në veçanti dhe me filozofinë në përgjithësi, brenda marksizëm-leninizmit si ideologji zyrtare e regjimeve komuniste? Do kem këtu parasysh disa procese politike e ideologjike në Bashkimin Sovjetik (BS), në Francë dhe në ish-Jugosllavi.
Cili ishte roli i Shqipërisë në politikën e BE-së "të paqëtimit me Serbinë"?
Gazeta “Koha Ditore” sjell në vëmendje një shkrim të një politologu gjerman, Alexander Rhotert publikuar në “Tageszeitung” të Berlinit. Ideja qendrore e autorit në fjalë është se tashmë është përvojë e konfirmuar se politika e paqëtimit që BE-ja dhe SHBA ndoqën ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiçit nuk funksionoi. Madje dështoi.