Libani kundërpërgjigjet, 70 raketa drejt Izraelit

Postuar në 20 Tetor, 2024 11:39

Rreth 70 raketa janë lëshuar mëngjesin e sotëm nga Libani drejt Izraelit. Raketat e lëshuara brenda vetëm tre minutave kanë aktivizuar sirenat e alarmit në Galilenë e Sipërme dhe atë perëndimore.

Lajmin e konfirmoi ushtria izraelite në një njoftim. Disa prej raketave janë neutralizuar nga Izraeli, ndërsa të tjera kanë rënë në tokë, duke shkaktuar zjarre.

Kundërpërgjigjja e Libanit erdhi pas sulmit të Izraelit gjatë natës. Aeronautika ushtarake izraelite ka lëshuar drejt Libanit mbi 50 raketa, disa prej të cilave ranë në Nabatiyeh, qytet që goditet për të tretën herë gjatë javës.  

 

 

Comments

Submitted by Andon (not verified) on

Aeronautika ushtarake izraelite dmth avionet amerikane me te mire ne bote, 2-3 aeroplanmbajtese amerikane backup, njera prej te cilave eshte sa 2-3 e nje vendi te vogel si portugalia a greqia, nje tufe luftanijesh tjera angleze, franceze e e nje mori mjetesh ndihmese perfshi edhe radaret turk, pavaresisht akuzave per krime lufte e genocid qe i bejne izraelit.
Nga ana tjeter kemi ca Fred e Barny te epokes flinston qe fshihen ne kasollet e tyre ne cati eterniti, duke prit qe te vdesin mga ndonje bombe, snajper, apo uria. Po nderkohe pregatisin e hedhin ashtu rraketash me nitrat amoni, qe as sa fishekzjarret e Lali Erit nuk kane takat

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.