Shengen me pengesa

Postuar në 20 Tetor, 2024 11:37

Nga data 1 nëntor e këtij viti e deri në fund të prillit 2025 Franca do të vendosë kontrollet kufitare në të gjitha pikat hyrëse të saj me të gjitha vendet. 

Në njoftimin e vet Parisi zyrtat i ka komunikuar Komisionit Europian arsyet e vendimit që sipas tij lidhen me kërcënime serioze sigurie dhe aktivitet të terroristëve të nivelit të lartë. Vendimi përputhet me klauzolat e Kodit Kufitar të BE-së, por përfaqëson një moment jo të mirë.

Është e vështirë të kuptohet sesi 6 muaj kontrolle kufitare do të përmirësojnë situatën e sigurisë. I vetmi mesazh që përcjell një masë e tillë është ai i frymës kundër imigracionit në BE, i cili po gjeneron probleme politike. 

Në të njëjtën frymë Britania ka deportuar së fundmi imigrantë nigerianë, pa harruar rastin e Italisë me vendin tonë. 

A kemi të bëjmë me politikë mirëfilli apo gjest për konsum të brendshëm kjo mbetet për t’u parë pot sa më shumë kalon koha, aq më shumë po duket se zgjidhja e problemeve komplekse po kalon nga reagime demagogjike që synojnë shuarjen e zhurmës pa ndërhryrje reale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.