Pasiguri të reja gjeopolitike për BE-në në Moldavi. Presidentja në balotazh akuzon për ndërhyrje ruse

Postuar në 21 Tetor, 2024 02:52

Një referendum i mbajtur dje në Moldavi rrezikon të hapë një front të ri për Perëndimin. Me një votë prej 52.4% kundër, moldavët janë shprehur kundër projektit të presidentes së vendit, Maia Sandu për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2030. 
Problemi është shndërruar në politik, pasi Sandu ka akuzuar për ndërhyrje ruse në referendum. Sipas saj:

grupe kriminale në bashkëpunim me forca të huaja që kanë mobilizuar dhjetëra miliona euro, gënjeshtra dhe propagandë

Sandu ka nënvizuar se “autoritetet përgjegjëse kanë informacione për mashtrim elektoral në shkallë të paprecdentë” të cilave siç tha ajo do t’u përgjigjet me vendosmëri. 

Në referendum morën pjesë 51% e qytetarëve me të drejtë vote, ndërkohë që problemi thellohet nga fakti se në vend u zhvilluan paralelisht zgjedhjet presidenciale nga të cilat

Sandu doli e para me 37% të votave. Rrjedhimisht presidentin e vendit e zgjedh një raund i dytë që krijon paqartësi edhe më të mëdha. 

Përkundrejt kësaj situate Perëndimi nuk ka alternëativë dhe është e qartë se minimi i autoritetit të Sandu vjen me koston e një pasigurie gjeopolitike të re shumë pranë luftës në Ukrainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.