Slideri Kryesor
Në Europë nuk duan të punojnë më
Diçka nuk funksionon më në Europë. Nuk është vetëm një tregues që flet për një krizë mesa duket të thelllë dhe komplekse, por disa. Që me miratimin e Kushtetutës ku u shpalos diskutimi për identitetin e vet, Europa evidentoi një paaftësi për të përkufizuar qartë veten e për pasojë: identitetin, kufinjtë dhe mundësitë e veta.
Video/Ish-presidenti bolivian Evo Morales i shpëton një atentati
Video e momentit të qitjes mbi makinë qarkullon në mediat sociale:
— BRICS News (@BRICSinfo) October 27, 2024
Brukseli po kthen Ballkanin kundër vetes
Vizita e presidentes së Komisionit Europian në Serbi ka pësuar një fiasko që dëshmon se Bashkimi Europian nuk ka më asnjë koncept të qartë se çfarë duhet të bëjë me ambiguitetin e Beogradit zyrtar.
Aleatë, por me rezerva
Trupat e Koresë së Veriut u bashkohen forcave ruse këtë fundjavë, paralajmëroi të premten Ukraina. Ky zhvillim ka ngritur shqetësim në Kiev, por nga ana tjetër mund të provokojë pakënaqësi edhe te ata që njihen si aleatë të Moskës.
Raportime të konfirmuara nga Uashingtoni se Koreja e Veriut po dërgon ushtarë në Rusi për një betejë të mundshme me Ukrainën, kanë ngritur shqetësim serioz te vetë SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët thonë se përfshirja e tyre shënon një përshkallëzim të madh në konflikt dhe mund të thellojë rreziqet e sigurisë për fqinjët e Koresë së Veriut.
India i mbyll Turqisë derën e BRICS
Aplikimi i Turqisë për anëtarësim në BRICS është refuzuar. Edhe pse dukej se diskutimet për pranimin e saj në organizatën ndërqeveritare që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, u duke se po finalizoheshin, kundërshtimi i Indisë ka bllokuar përpjekjen e Ankarasë.
Delhi e kundërshton pranimin e Turqisë në BRICS për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Pakistanin, vendin fqinj me të cilin India ka tensione rajonale prej shumë kohësh.
Humbja dhe diskreditimi i mediave tradicionale amerikane
Në vitin 2016 kur Donald Trump u zgjodh president i ShBA mund të kujtohen dy përkufizime që kanq rëndësi: i pari ai i George Soros që u shpreh se “Trump si mbreti i vetëpromovimit nuk po e beson as vetë suksesin që po ka”. Ky pohim jep të kuptojë ndër të tjera se sistemi politik amerikan nuk është i imunizuar nga të papriturat, pra se ai është me përkufizim i pakontrollueshëm.
Mjafton kalimi i një pike kritike dhe mandej nuk ka rregulla që të menaxhojnë ortekun.
"Sorrow" për të shmangur "Sorry"
The use of "sorrow" carefully avoids saying sorry
Foto/Kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit në Madison Square Garden
Pikëpyetje mbi komunikimin sekret mes Elon Musk dhe Putin
Miliarderi Elon Musk ka qenë në kontakt të rregullt me presidentin rus, Vladimir Putin, që nga fundi i vitit 2022, sipas një shkrimi të The Wall Street Journal.
Kjo e fundit pretendon se Musk dhe Putin kanë vijuar kontaktet edhe këtë vit, edhe pse Musk filloi t’i shtonte kritikat ndaj mbështetjes ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe u përfshi në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore të kandidatit republikan dhe ish-presidentit Donald Trump.
Izraeli sulmon Iranin, një hap më pranë luftës rajonale
Izraeli ka nisur një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake brenda Iranit.
Sulmet ajrore, të njoftuara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, erdhën si përgjigje ndaj një sulmi iranian të 1 tetorit mbi Izraelin me rreth 200 raketa balistike që goditën bazat ushtarake dhe infrastrukturën civile.
IDF tha në një deklaratë se sulmet e saj janë "në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme prej muajsh të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit".