India i mbyll Turqisë derën e BRICS
Aplikimi i Turqisë për anëtarësim në BRICS është refuzuar. Edhe pse dukej se diskutimet për pranimin e saj në organizatën ndërqeveritare që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, u duke se po finalizoheshin, kundërshtimi i Indisë ka bllokuar përpjekjen e Ankarasë.
Delhi e kundërshton pranimin e Turqisë në BRICS për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Pakistanin, vendin fqinj me të cilin India ka tensione rajonale prej shumë kohësh.
Përveç refuzimit të Turqisë, BRICS vendosi të mos pranojë asnjë anëtar të ri me të drejta të plota për vitin 2024.
Por nga ana tjetër, lista e vendeve zyrtarisht partnere u shtua me 13 vende të reja, të cilat do të kenë mundësi të marrin pjesë në disa nisma të BRICS pa status të anëtarësimit të plotë.
Qëndrimi i Indisë pasqyron shqetësimet e saj për sigurinë rajonale të Azisë Jugore dhe atë që qeveria e Modit e sheh si roli i Turqisë dhe Pakistanit në promovimin e destabilitetit në zona të tilla si Jammu dhe Kashmir.
Në një analizë për Eurasiaview, Haluk Direskeneli, anëtar i Grupit të Punës të Dhomës Turke të Inxhinierëve Mekanikë dhe të Energjisë, shkruan se ky incident nxjerr në pah dinamikën komplekse rajonale që ndikon në vendimet e zgjerimit të BRICS dhe sfidat me të cilat përballet Turqia në balancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare ndërsa ndjek partneritete shumëpalëshe.
Add new comment