Aleatë, por me rezerva
Trupat e Koresë së Veriut u bashkohen forcave ruse këtë fundjavë, paralajmëroi të premten Ukraina. Ky zhvillim ka ngritur shqetësim në Kiev, por nga ana tjetër mund të provokojë pakënaqësi edhe te ata që njihen si aleatë të Moskës.
Raportime të konfirmuara nga Uashingtoni se Koreja e Veriut po dërgon ushtarë në Rusi për një betejë të mundshme me Ukrainën, kanë ngritur shqetësim serioz te vetë SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët thonë se përfshirja e tyre shënon një përshkallëzim të madh në konflikt dhe mund të thellojë rreziqet e sigurisë për fqinjët e Koresë së Veriut.
Kjo lëvizje ka të ngjarë të pritet jo mirë edhe nga Kina, e cila ka qenë prej kohësh aleati kryesor i Koresë së Veriut, nëse marrim parasysh faktin se ndikimi i saj mbi shtetin komunist me armatim bërthamor po tkurret si pasojë e marrëdhënieve në rritje të liderit Kim Jong Un me Presidentin Vladimir Putin.
Për Pekinin, dëgimi i trupave nga Peniani drejt Rusisë është shenja më e fundit dhe më alarmante e shkeljes së Moskës.
"Unë mendoj se ata janë shumë të pakënaqur me këtë," tha Ian Bremmer, themelues dhe president i Eurasia Group, një firmë konsulence me bazë në Nju Jork.
“Nëse koreano-veriorët në të vërtetë po dërgojnë trupa për të luftuar me rusët, atëherë është e qartë se niveli i gatishmërisë ruse për të mbështetur Korenë e Veriut, për të ndihmuar në mbrojtjen e Koresë së Veriut, do të jetë i barabartë,” tha ai për NBC News në një intervistë të enjten.
"Dhe kjo me të vërtetë, në shumë mënyra, zëvendëson Kinën si mbrojtësin më të rëndësishëm të Koresë së Veriut.".
Add new comment