Slideri Kryesor
CoVid-19 zbuloi një alergji ndaj Punës në Europë. Franca është duke u bërë Greqi
Është shkruar dhe folur shumë për pasojat e pandemisë së CoVid-19. Për ndikimin afatgjatë në shëndetin e atyre që u prekën, në shëndetin mendor të shoqërisë, për ekonominë e kështu me radhë. Filozofi frëng, Pascal Bruckner vë në dukje edhe diçka që duket se i ka shpëtuar vëmendjes së përgjithshme dhe flet më mirë se çdo gjë për atë që e pret Europën.
Protestë në Hamburg, emigrantët myslimanë kërkojnë zyrtarizimin e Sheriatit
Mbi 2000 emigrantë myslimanë u mblodhën në Hamburg, Gjermani, në një protestë me të cilën kërkuan që sistemi ligjor dhe politik i Gjermanisë të përafrohet me parimet islame. Demonstrata, e cila nxori edhe njëherë në pah tensionet në rritje midis integrimit kulturor dhe sovranitetit ligjor në shoqërinë gjermane, u organizua nga një grup i quajtur Muslim Interaktiv, i cili konsiderohet nga agjencitë gjermane të sigurisë dhe inteligjenca si i lidhur me Hizb ur-Tahrir, një organizatë e n
TASS: Ukraina humbi 22 600 trupa në Kursk që nga 6 gushti
Ajo që qarkullonte dy ditë më parë në rrjetet sociale, është konfirmuar së fundmi nga agjencia ruse e lajmeve, “TASS”. Sipas të dhënave të mbledhur prej saj, Ukraina ka humbur në rajonin e Kurskut 22 600 trupa që nga sulmi i 6 gushtit.
Konfirmohet se eshtrat e Seviljes janë të Kolombit. Spekullohet për origjinë hebreje ose Agote
A ishte Kristofor Kolombi një hebre? Në kontekstin e një lufte të ndezur në Gaza, përkundrejt një Izraeli që po kryen genocid të pastër duke vënë në pikëpyetje të gjithë kauzën morale të hebrenjve si viktima unike të qytetërimit perëndimor, në media në Perëndim po qarkullon ky lajm rehabilitues që duket se u kujton të gjithëve anën e ndritur të Hebreut. Çështja ka dalë në Spanjë, pas hulumtimeve 20 vjeçare të drejtuara nga Antonio Luentes i universitetit të Granadas dhe konsiston në studimin genetik të atyre që mendohen se janë eshtrat e Kolombit.
Një film për "ambicien e madhe të Berlinguer"
Në festivalin e filmit në Romë prezantohet një film biografik për Enrico Berlinguer, lideri i Partisë Komuniste Italiane, ideatori i atij që hyri në historinë e ideve si Eurokomunizmi. Berlinguer, një sard me origjinë të ngritur ishte një politikan me profil të rrallë publik: i qetë, i komunikueshëm por luftarak për pikëpamjet e veta, i perceptuar si shumë human dhe serioz.
“Tensionet në veri mbeten rrezik për rikthimin e dhunës”
Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës që pasoi sulmin në Manastirin e Banjskës. Admirali i Marinës së SHBA-së, Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli - e cila mbikëqyr misionin e NATO-s në fuqi në Kosovë - tha se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veri.
Perëndimi është i dënuar të përsërisë në Rusi gabimet e luftës në Irak
Pushtimi i Irakut jehon kaq fort, njëzet vjet pas, sepse prej tij nuk është nxjerrë mësim. Shumë kritikë e kanë parë këtë pushtim si orvatje për të zhvatur naftën apo komplot i errët a diçka e tillë. Në fakt, kryesisht ai u nxit nga ideologjia. Përveç se si masë e kufizuar me qëllim pengimin e përkeqësimit të dhunës, mesazhi i luftës kundër Irakut është: ndërhyrja ushtarake e liberalëve është një projekt vetëmbrojtës.
Po fshijnë parrullat
Dikush po fshin parrullat që kërkojnë Erion Veliajn të shkojë në burg. Në rrugën "Tefta Tashko" në Tiranë, ku Bashkia nuk bën asnjë punë, përveçse prish rrugën një herë në muaj për të rregulluar rrjetin e ujësjellësit, janë kujtuar të fshijnë parrullën më normale: Erion Veliaj, shko te shokët!
Polonia njofton ndalimin e së drejtës për azil nga imigrantët
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka vendosur të anullojë përkohësisht të drejtën e azilit në kuadër të një plani për të luftuar imigracionin e parregullt.
Sipas tij, trafikantët e qenieve njerëzore po abuzojnë me të drejtën e azilit duke e ndihmuar në këtë drejtim nga Rusia dhe Bjellorusia.
Sipas të dhënave Polonia përballet me rritje të kalimeve ilegale nga Bjellorusia që nga viti 2021 dhe aty përfshihen imigrantë bga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Mund të bëhej më mirë
Një kartolinë me një fotografi të vjetër të Durrësit – stampuar në Terni të Italisë – të nxjerr para syve qytetin bregdetar të Shqipërisë të viteve ’30. Ndonëse e padatuar, koha mund të hamendësohet nga prania në të e Vilës së Zogut, në kodrën dominuese anës detit. Në pamje të parë, Durrësi i kësaj fotoje të jep idenë e një fshati modest të shekullit të 20-të ose edhe të “19-të i palakmueshëm pë ndonjë gjë.